Agjencia Zhurnal.mk
Shëndetësi

Për organizëm të fortë dhe trup në formë konsumoni kanellë me mjaltë

Kombinimi i mjaltit me kanellën është ideal për rënien në peshë. Kjo erëz e ëmbël dhe mjalti lehtësojnë djegien e yndyrave, veçanërisht në zonën e belit. Dhjamosja e tij rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës, diabetit dhe problemeve me tretjen.

Ndonëse eliminimi i dhjamit në zonën e barkut dhe belit është e vështirë, mjalti me kanellën ndihmojnë jashtëzakonisht shumë.

Nutricionistët, thonë se mjalti është efikas në frenimin e oreksit. Për shembull, ngrënia e mjaltit përpara fjetjes ju ndihmon të digjni kalori që në orët e para të gjumit. Mjalti është shumë i pasur me minerale, vitamina dhe yndyra të shëndetshme, transmeton Top Channel.

Kanella nga ana tjetër, ju ndihmon të eliminoni dhjamin pavarësisht shtresave të tij. Kanella lufton mikrobet dhe parazitët dhe është një nga erëzat më të shëndetshme të të gjitha kohërave. Ajo ul tensionin e gjakut, kolesterolin dhe përshpejton metabolizmin dhe funksionet e insulinës.

Si ta përgatitni lëngun e kanellës me mjaltë për trup në formë

Zieni 250 ml ujë dhe shtoni gjysmë luge çaji me kanellë. Prisni 5 minuta dhe më pas hiqeni lëngun nga zjarri dhe lëreni të ftohet. Kur lëngu të jetë në temperaturë ambienti shtoni një lugë çaji me mjaltë. Përziejeni dhe pijeni.

Kur dhe si duhet ta shfrytëzoni lëngun e mjaltit dhe kanellës

Ju mund të pini një gotë esëll në mëngjes por edhe përpara se të bini për të fjetur. Kjo kurë do të parandalojë nepsin dhe do t’ju frenojë nga ngrënia e tepërt.

Ky lëng është shumë efikas edhe nëse pihet përpara aktivitetit fizik në palestër. Ai ju jep energji dhe përshpejton djegien e yndyrave. Këtë lëng mund ta pini përpara dhe mes vakteve për të frenuar dëshirën e konsumit të ushqimeve të thata e të shpejta. Këtë trajtim mund ta përdorni çdo ditë.

Postime të ngjashme

Katër ‘shenjat kryesore të hershme’ që mund të tregojnë se po përjetoni një sulm në zemër

D V

Kjo pije mund të zvogëlojë rrezikun e sëmundjeve të përsëritura të zemrës me 50 për qind

D V

Shtimi i flavanoideve në pjatën tuaj mund të ulë rrezikun e rënies njohëse me 38 për qind

D V

Këto janë disa nga faktorët që ndikojnë në rritjen e kolesterolit të keq dhe mënyrat për ta parandaluar

D V

Pse zverdhet brokoli dhe a është i sigurt për ngrënie

D V

Ngrënia e këtij ushqimi për mëngjes mund të ndihmojë në kthimin e humbjes së muskujve me kalimin e moshës

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...