Maqedoni Rekomanduar TOP LAJM

Dështimin e pushtetit dje e konfirmoi edhe raporti i KE-së, theksojnë nga opozita

Zhurnal Ads

Shkup, 7 tetor, zhurnal.mk – Lidhur me raportin e publikuar dje nga Komisioni Europian për Maqedoninë e Veriut, vlerësime kanë dhënë edhe nga opozita shqiptare dhe ajo maqedonase.

Sipas tyre ky raport dhe njëher ka dëshmuar për politikat e gabueshme të Qeverisë dhe se ky raport ka treguar se shteti po fundoset.

Zeqirija Ibrahimi nga partia opozitare Alternativa për Zhurnal tha se edhe ky raport i Komisionit Europian e gjen Maqedoninë e Veriut me problemet e njëjta.

Ai thotë se për ata që dinë të lexojnë me hermeneutikë të dekodimit të gjuhës së BE-së, ky raport nënkupton se punët i kemi keq.

“Drejtësia selektive, me kritere etnike e politike, organizimi i zgjedhjeve që manipuluan vullnetin e votuesve dhe shkelën rëndë demokracinë, shkalla e larta e korrupsionit, bizneset me afaristë anti-europianë, siç është mega-skandali me Komunën e Tetovës, si dhe përjashtimet nga puna për arsye politike dhe entike në Ministrinë e Kulturës, por jo vetëm, mbeten elemente që i sheh secili qytetar në vendin tonë, e të mos flasim për autoritetet e BE-së, që na mbikëqyrin me llupë në këtë kohë të fillimit të bisedimeve me BE-në. Ky raport i BE-së i ka konstatuar të gjitha këto, por natyrisht i ka shprehur me gjuhë të më elegante dhe prandaj pushteti mund të shtiret se nuk e kupton saktë mesazhin. Në të vërtetë, kjo edhe është arsyeja që ne kemi thënë dhe vazhdojmë të përsërisim se vendi ynë po bën hapa që mund ta rrezikojnë seriozisht prirjen dhe pritjen e shumicës së qytetarëve të vendit tonë për integrim në BE”, ka deklaruar për Zhurnal, Zeqirija Ibrahimi nga Alternativa.

Nga ana tjetër, deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Elmi Aziri për Zhurnal ka theksuar se në çdo fushë potencohet nevoja për angazhim si pasojë se nuk është punuar mjaftueshëm deri më tani.

“Është një vlersim i kujdesshëm me fjalë të zgjedhura ku theksi vendoset në inkurajimin për të thelluar përpjekjet për reforma! Në çdo fushë potencohet nevoja për angazhim shtese si pasojë e pamjaftueshmërisë së realizimit deri më tani! Përparimi vërehet në gatishmërinë për angazhim me mungesë rezultatesh veçanarisht në sundimin e ligjit, luftën kundër korrupcionit etj!”, ka deklaruar për Zhurnal, Elmi Aziri, deputet i ASH-së.

Ndërkaq nga partia më e madhe opozitare maqedonase VMRO-DPMNE për Zhurnal theksojnë se Raporti i Komisionit Evropian nxori në pah se shteti po fundoset.

“LSDM-ja në rast se gënjen, Raporti i Komisionit Evropian nuk gënjen.Raporti i Komisionit Evropian ka konfirmuar se VMRO-DPMNE-ja mbetet e angazhuar në Kuvend dhe u mbështet çështjet kyçe që janë të interesit të përbashkët kombëtarë, siç janë reformat e ndërlidhura me procesin e integrimit në Bashkimin Evropian”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Ndryshe, Komisari evropian për zgjerim Oliver Varheji, dje për herë të parë në mandatin e tij i prezantoi raportet e rregullta për avancim reformues të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë, Maqedonia e Veriut shënon avancim në shumë sfera, por duhet të investojë përpjekje shtesë për mediumet, antidiskrimimin dhe gjuhën e urrejtjes, njëkohësisht të angazhohet me Sofjen për tejkalimin e kontestit që të shmanget bllokada në nëntor.

Gjyqësori, si pjesë themelore e procesit të integrimit evropian, duhet të vazhdojë të përmirësohet, por vlerësohet “përparim i mirë” në zbatimin e strategjisë së reformës për gjyqësorin. Ligji për Prokurinë Publike, ndër të tjera, ka për detyrë të sigurojë një zgjidhje të qëndrueshme për rastet që vijnë nga përgjimet e paligjshme.

Lufta kundër korrupsionit, gjithashtu një pjesë themelore e procesit të integrimit në BE, ka bërë përparim të mirë në hetimin, ndjekjen penale dhe marrjen e vendimeve të çështjeve të profilit të lartë të korrupsionit dhe veçanërisht mirëpritet puna e Komisionit për Parandalimin e Korrupsionit dhe roli i tij proaktiv në këtë fushë.

“Korrupsioni është i përhapur në shumë fusha dhe një qasje më proaktive duhet të sigurohet nga të gjithë aktorët e përfshirë në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit”, citohet në raport.

Megjithëse Maqedonia e Veriut ka një kornizë ligjore në përputhje me standardet e BE-së për mbrojtjen e të drejtave themelore, një dobësi e madhe për momentin është se vendi nuk ka një ligj gjithëpërfshirës anti-diskriminimi pasi ligji u shfuqizua nga Gjykata Kushtetuese për gabimet procedurale.

KE-ja e konsideron këtë si një “mangësi serioze” që duhet të korrigjohet nga përbërja e re.

Dobësi e Maqedonisë së Veriut është gjithashtu edhe zbatimi i legjislacionit për të parandaluar gjuhën e urrejtjes.

Postime të ngjashme

Ekskluzive për Zhurnal/Prof. Nexhat Ibrahimi: Ka kohë që jam tërhequr nga jeta publike, nuk qëndroj prapa publikimit të dokumentacionit për Shaqir Fetahun

T E

Vangellovski ulet në bankën e të akuzuarve

XH,I

“Target – Fortesa” shtyhet për më 22 shtator

Z H
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...