Maqedoni TOP LAJM

Për Qeverinë ende ekziston Sekretariati për Zbatimin e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit!

Zhurnal Ads

Shkup, 2 tetor, zhurnal.mk – Në ueb faqen zyrtare të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut ende figurojnë informacione të vjetruara.

I tillë është edhe një grafë ku shkruan se cilat ministri dhe sekretariate përbëjnë Qeverinë e Maqedonisë së Veriut në të cilën ende figuron “Sekretariati për zbatimin e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit” e cila u shndërruar në Ministri për sistem politik dhe mardhënie mes komuniteteve.

Por a është një gaf i Qeverisë apo neglizhencë nga ana e tyre, ende nuk bëhet e ditur.

“Sekretariatet e Qeverisë

Qeveria ka 3 sekretariate, të cilat janë themeluar si shërbime të veçanta profesionale, qëllimi i të cilëve është të ofrojnë mbështetje profesionale dhe koordinim të punës së organeve të administratës shtetërore dhe organeve dhe institucioneve të tjera.

Sekretariati për Çështje Evropiane

Sekretariati për Legjislacion

Sekretariati për zbatimin e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit”, shkruan në ueb faqen e Qeverisë.

Në vend të këtij sekretariati tanimë funksion Ministria për Sistem Politik që e udhëheqë zv/kryeministri Artan Grubi. Agjencia e Lajmeve Zhurnal do të kërkon dhe prononcim zyrtarë nga shërbimi për informim pranë Qeverisë se pse ende figuron Sekretariati që tanimë nuk ekziston.

Postime të ngjashme

LSDM: VMRO nuk mund të fshehë lidhjen e partneritetin e Mickoskit me hidrocentralet

T E

LSDM: Gjithë Evropa është goditur nga coronavirusi, vetëm Mickoski gëzohet

XH,I

Analistët: Emërimi i Grubit në 4 poste, Ahmeti po shkelë mbi ish-luftëtarët e UÇK-së!

R ZH
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...