Agjencia Zhurnal.mk
Kuriozitete

Për shkak të deklaratave pas vaksinimit u bë hit në internet 91-vjeçari nga Britania, ankohej për mungesë të parkingjeve dhe ushqimit të dobët

Martin Kenyon, pensionisti 91-vjeç nga Britania e Madhe, është bërë hit në internet pasi ishte vonuar për terminin e vaksinimit kundër coronavirusit, shkruan CNN.

Madje tha se ishte vonuar “sepse nuk kishte mundur të gjej parking të lirë”. Kenyon ka zbuluar se kur kishte shkuar për ta marrë vaksinën, nuk kishte qenë edhe aq i lumtur me ushqimin e servuar, transmeton Telegrafi.

“I telefonave në spital dhe i pyeta se çfarë bëjnë për këtë vaksinë. Ata më bënë pyetje të ndryshme dhe natyrisht se i jam përgjigjur dhe më pas më thanë se duhet të shkojë në ora 12:30. Natyrisht se nuk kam mundur të gjej parking të lirë dhe për këtë u vonova. Megjithatë u futa brenda dhe më futën në listën e personave për vaksinim”, ka shpjeguar ai.

“Kam shkuar dhe mund të them se nuk jam i kënaqur me ushqimin. Nuk kam ndjerë dhimbje, nuk e kam ditur nëse është futur gjilpëra apo ka dalë nga trupi im. Ka qenë ndjenjë interesante – pa dhimbje”, ka shtuar i moshuari.

Për fund ka shpjeguar se pse vaksinimi është shumë i rëndësishëm për të.

“Nuk e kam ndërmend të infektohem me virusin e mallkuar sepse kam nipa dhe planifikojë të jetojë gjatë, që të mund të jem pjesë e jetës së tyre. Nuk ka kuptim të vdesë tani kur kam jetuar kaq shumë”, ka përfunduar Kenyon.

Postime të ngjashme

Fëmijëve në Itali as “që u bën përshtypje” shpërthimi i vullkanit, vazhdojnë lojën sikur të mos ndodhte asgjë

S.B.

Asteroidi kalon pranë Tokës, mund të godasë planetin tonë, ja paralajmerimi i i forte

T E

Zogu më i moshuar i botës, çel vezën në moshën 70-vjeçare

S.B.

A mendoni se kufjet e telefonit tuaj celular janë të pastër? Shikoni ato me zoom

S.B.

Zbulohen tunele misterioze në Uells

S.B.

Për shtatzëni më të shëndetshme pini lëng karote

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...