Për shkak të grevës së doganierëve grekë, qarkullimi i mallrave në Bogorodicë – Evzoni, Dojran – Dojrani dhe Mexhitlia – Niki do të ndërpritet plotësisht

nga Xh M

Shkup, 1 prill – Drejtoria doganore (DD) informon se duke filluar nga mesnata e sontme, ora 00:00, deri në orën 23:59 të së mërkurës për shkak të grevës së paralajmëruar dyditore të doganave në Greqi, në vendkalimet kufitare Bogorodicë – Evzoni, Dojran – Dojrani dhe Mexhitlia – Niki qarkullimi i mallrave do të jetë në ndërprerje, përveç mallrave të prishura.

Sipas doganës e cila i referohet informacionit të marrë nga Ambasada e Republikës së Greqisë në Shkup, qarkullimi i udhëtarëve do të lejohet periodikisht (nuk dihet orari i saktë), por këshillohen udhëtarët të shmangin lëvizjen nëpër këto pika kufitare gjatë kësaj periudhe. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More