Për shkak të pandemisë, anulohet ceremonia e Çmimit Nobel

Edhe këtë vit, ceremonia e Çmimit Nobel u anulua. Fondacioni Nobel njoftoi se laureatët do të shpërblehen në vendet e tyre.

 

“Të gjithë donin që epidemia e COVID-19 të përfundonte, por ne nuk jemi ende në këtë pikë. Fituesit e Nobelit do të marrin çmime dhe medalje në vendet e tyre këtë vit, ashtu siç bënë vitin e kaluar”, tha presidenti i Fondacionit Nobel, Lars Heikensten.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve, e cila mbahet çdo vit më 10 dhjetor, u anulua për herë të parë në pothuajse 60 vjet vitin e kaluar për shkak të pandemisë së coronavirusit.

Përpara COVID-19, Çmimi Nobel u anulua për herë të fundit në vitin 1956 në shenjë proteste kundër pushtimit sovjetik në Hungari, raporton reuters.

Ndryshe, ceremonia nuk u mbajt gjatë Luftërave të Parë dhe të Dytë Botërore. 

Related posts

Shefi i OKB-së paralajmëron ‘katastrofën’ klimatike

D V

Gjykata Evropiane e Drejtësisë dënon Gjermaninë për ajrin e ndotur

Redaksia

Trump mesazh për Biden: Uroj që mos ta zërë gjumi gjatë takimit

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More