Për shkak të pasaportave Pendarovski mund të mbetet pa “vizë” prej LSDM-së për zgjedhjet presidenciale?

nga Redaksia

Shkup, 16 janar – Presidenti Stevo Pendarovski nuk do të merr përsipër tejkalimin e krizës institucionale në MPB mbi lëshimin e dokumenteve personale. Në një prononcim për Alsat, Pendarovski tha se ai në cilësinë e kreut të shtetit ka dhënë vetëm propozim për zgjidhje, pjesa tjetër i takon Kuvendit dhe Qeverisë.
“Kryetari Pendarovski ka dhënë vetëm propozimin për tejkalimin e problemit që u paraqit me ndërrimin e dokumenteve personale dhe atyre të udhëtimit, por procedura është në kompetencë të plotë të Qeverisë dhe Kuvendit. Mbi komunikimin me Greqinë, presidenti mund të ndihmon në proces, por nuk ndërmarr asnjë detyrim në këtë drejtim”, deklaroi Stevo Pendarovski, duke vazhduar polemikën me qeverinë dhe kryeministrin në këtë çështje mjaft aktuale dhe mjaft të ndjeshme për momentin për qytetarët e RMV-së.

Por kryeministri Kovaçevski topin e hedh te presidenti dhe thotë se me Greqinë duhet gjetur një zgjidhje.
“Nuk kam komunikuar me autoritetet greke. Presidenti Pendarovski mori përsipër një obligim të tillë për të komunikuar me presidenten greke. Kemi bisedime me resorë të caktuar, por e pashtë edhe inciativën e VMRO-DPMNE-së në Gjykatën Kushtetuese. Si të tillë unë nuk e hedh poshtë. Dua të theksoj se dokumentet për përdorim të jashtëm i duhen qytetarëve për të udhëtuar jashtë vendit dhe për këtë arsye duhet gjetur një marrëveshje me Greqinë”, u shpreh Dimitar Kovaçevski
Për më pak se një muaj skadon afati deri kur qytetarët duhet t’i ndryshojnë dokumentet personale dhe të udhëtimit. Deri tani janë lëshuar mbi 1.2 milion dokumente, ndërsa pikat e shërbimeve u mbi populluan kryesisht me ardhjen e mërgimtarëve. Së fundi Ministria e Brendshme është ballafaquar edhe më mungesën e ekzemplarëve, ndërsa na funksion ka vendosur edhe pika që shërbejnë pa termin paraprak.

Nga Ministria e Jashtme thonë se shtyrja e afatit për lëshimin e dokumenteve nuk mund të bëhet pa ndryshimin e kushtetutës. Ndryshimi i dokumenteve është paraparë në Marrëveshjen e Prespës në të cilën vendi është obliguar që deri më 12 shkurt 2024 t’i ndryshon të gjitha dokumentet personale dhe të udhëtimit me emrin e ri kushtetues.

Polemika dhe mospajtime mes presidentit dhe kryeministrit, në masë më të madhe ose më të vogël, ka pasur edhe në të kaluarën, pa marë parasysh nëse të dy kanë qenë nga e njëjta parti, apo nga parti të ndryshme. Polemikat në këtë relacion, kur zhvillohen në çështje që kanë të bëjnë me interesin e qytetarëve, janë shenjë e pjekurisë politike dhe e nivelit të avancuar të demokracisë në një vend.

Mirëpo momenti në të cilin janë paraqitur “shkëndijat” kundërshtuese në relacionin Pendarovski-Kovaçevski është moment mjaft interesant për ta analizuar. Këto “shkëndija” mes tyre jnë paraqitur në kohën kur LSDM, e udhëhequr nga Kovaçevski, duhet të vendosë se me cili kandidat do të garojë në zgjedhjet e ardhshme preidenciale të caktuara për 24 prill dhe 8 maj. Presidenti aktual Stevo Pendarovski ishte kandidat i LSDM-së dhe partnerëve të koalicionit në vitin 2019, kur edhe i fitoi zgjedhjet. Ai sërish përmendet mes kandidatëve më serioz të LSDM-së për president edhe për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024, por krahas tij përmenden edhe emra tjerë, si ai i ministrit të brendshëm Oliver Spasovski.

Për këtë arsye edhe polemikat e tanishme mes Pendarovskit dhe Kovaçevskit nuk shihen vetëm nën hijen e polemikave që kanë të bëjnë thejshtë nëse do të vazhdojë ose jo afati i përdorimit të pasaportave që nuk përmbajnë emrin “Maqedonia e Veriut”, por si polemika në funksion të caktimit të kandidatit të ardhshëm presidencial.
Duket se kanë të drejtë opinionistët që mendojnë se polemika për pasaportat krijon përshtypje se Pendarovski mundohet të imponohet si kandidat për president, pasi për një gjë të tillë si duket nuk ka përkrahjen e Kovaçevskit. Nëse këtu qëndron esenca e porosive të shkëmbyera mes tyre, atëherë mundet që polemikta edhe të vazhdojnë edhe të thellohen. Sepse duke prekur një problematikë që tangon dhe revolton për momentin shumë qytetarë, Pendarovski ndoshta jo pa hir thekson një problem për të cilin qytetarët mendojnë se është krijuar shkaku i aaftësisë së ekzekutivit, repsektivisht MPB-së. Sado që për kolonat e krijuara në sportele ndoshta pjesë të fajit kanë edhe qytetarët, që me kohë nuk janë interesuar për ndryshimin e dokumenteve, megjithatë tani po futemi në fushatë zgjedhore kur “votuesi ka të dejtë edhe kur nuk është në të drejtë”.

Duke e potencuar këtë problem, presidenti ka hedhur në duart e qeverisë një “patate të nxehtë” të cilën Greqia si duket nuk ka ndërmend ta “ftohë”. Ashtu janë sinjalet, do të shohim çka do ndodhë në fund. Por të mëdha janë gjasat që shkaku i pasaportave Pendarovski të mos marë “vizë” prej LSDM-së që edhe një herë të garojë për president. Apo mund të ndodhë edhe e kundërta-kryesia e LSDM-së të pranojë sinjalin se nëse nuk e kandidaon Pendarovskin, ai mund t’u hapë edhe tema tjera të “dhimbshme” në prag të zgjedhjeve dhe në këtë mënyrë të jenë të detyryar në një farë munyre t’i japin “vizën” e kandidimit, për t’a heshtur që mos t’i hapë temat tjera “të dhimbshme”. /Zhurnal

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More