Shkup, 16 korrik – Lidhja Automote e Maqedonisë sot pasdite informoi se për shkak të zjarreve është mbyllur për qarkullim rruga rajonale Negotinë – Shtip në fshatin Pepelishtë.
Komunikacioni është ndërprerë për të gjitha llojet e veturave në dy drejtime.
Në këtë rajon tashmë disa ditë ka zjarre aktive në disa lokacione.
