Agjencia Zhurnal.mk

Për të arritur stabilitetin ekonomik kërkohet luftim më i madh i tregtisë së jashtëligjshme

Prishtinë, 25 qershor – Zhurnal.mk – Luftimi i tregtisë së jashtëligjshme u konsiderua i nevojshëm për të pasur një stabilitet ekonomik dhe politik në Kosovë. Në mënyrë që kjo të arrihet kërkohet një qasje më gjithëpërfshirëse të gjitha institucioneve.

Kështu u tha në konferencën në lidhje me strategjinë kombëtare për tregtinë e jashtëligjshme në Kosovë që u organizua sot nga Instituti Ndërkombëtar të Sirakuzas.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm, i këtij instituti, Filippo Musca tha se me anë të këtij projekti po synojnë që të luftojnë tregtinë joligjore në gjithë rajonin ballkanik dhe BE-në.

Ndërkaq, ambasadori i Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi duke folur për tregtinë e jashtëligjshme tha se është e rëndësishme për t’i luftuar këto dukuri në mënyrë që të ketë një ekonomi të shëndosh.

“Rëndësia e këtyre projekteve është e dukshme duke marr parasysh fushën e zbatimit, krimin e organizuar, korrupsionin. Do të thotë është një luftë e vazhdueshme dhe e suksesshme kundër këtyre fenomeneve. Janë qenësore për mbështetjen e institucioneve demokratike dhe për mbështetjen e zhvillimit socioekonomik. Për këtë arsye është e nevojshme për Kosovën sepse është në hapat fillestar drejt perspektives së saj evropiane. Prandaj konsolidimi i sundimit të ligjit dhe institucioneve të rendit dhe ligjit sipas standardeve demokratike është një komponent qenësor në këtë aspekt”, deklaroi ambasadori Sardi, transmeton KP.

Drejtori i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës, Bahri Berisha tha se rregullimi dhe kontrolli i tregut prek gjitha shtresat dhe instancat. Për luftuar këtë dukuri sipas tij duhet një qasje gjithëpërfshirëse.

“Kjo dukuri e tregtisë së jashtëligjshme të jetë çështje prioriteti i institucioneve të Kosovës. Ajo që është e domosdoshme se për të luftuar këtë dukuri duhet të ketë një qasje gjithëpërfshirëse”, u shpreh Berisha.

Kurse, këshilltari në Ministrinë e Brendshme, Fatos Rushiti theksoi se luftimi i këtyre dukurive do të sjellë më shumë stabilitet ekonomik dhe politik.

“Luftimi i tregtisë së paligjshme në të gjitha segmentet negative të saj do të ndikojë më shumë në stabilitet ekonomik dhe të jeni të bindur për këtë. Por roli do të jetë dhe në stabilitetin politik në këtë moment, por edhe momentet në vazhdim”, deklaroi ai.

Ndërkaq, këshilltari tjetër në Ministrinë e Drejtësisë, Afrim Kasolli tregoi për angazhimet që si ministri kanë bërë për të luftuar këto dukuri, ndryshimet në legjislacionin e Kodit Penal dhe tha se do të mbetet të përkushtuar për t’ia arrit qëllimin që të ulin tregtinë e jashtëligjshme.

Pjesë e kësaj konference ishte dhe përfaqësuesi i Policisë së Kosovës, Kolonel Fahredin Verbovci, i cili kërkoi bashkëpunim më të madh ndërmjet institucioneve për të pasur efikasitet të terren.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...