Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Për të mposhtur kancerin, KE së pari duhet të mundë lobin e kimikateve

Një betejë e ashpër lobesh është ndezur brenda Komisionit Evropian rreth Strategjisë së Kimikateve në të ardhmen.

Kjo reformë më e madhe kimike në 15 vjet që nga legjislacioni i BE-së me titull “Reach” qe vendosur të shpallej më 14 tetor.

Rëndësia e Strategjisë së Kimikateve qëndron jo vetëm në faktin se ajo është një pjesë thelbësore e Marrëveshjes së Gjelbër të presidentes së komisionit Ursula von der Leyen.

Por, edhe më e rëndësishme është se do të ndikojë shumë në programin ambicioz të Komisionit për Shëndetësisën dhe në Planin e Mposhtjes së Kancerit.

Plani i Mposhtjes së Kancerit u shpall në 4 shkurt, në Ditën Botërore të Kancerit, sëmundjes që është vrasësi i dytë më i madh në BE.

Plani do të përpilohet në fund të vitit dhe do të jetë gjithashtu një fokus përparësor për Parlamentin Evropian, duke marrë parasysh një komitet të ri të posaçëm për të luftuar kancerin dhe nëngrupet e tij.

Në nisje von der Leyen tha: “Në fakt, mund të bëjmë shumë më tepër sesa po bëjmë aktualisht [për të mposhtur kancerin]” dhe se “çështja e parë që duhet të diskutojmë është parandalimi – sepse parandalimi është shërimi më i mirë që aktualisht kemi. Shkenca na tregon se 40 përqind e rasteve të kancerit janë të parandalueshme “.

Për dy dekada BE nuk ka arritur të rregullojë siç duhet këto kimikate – ekspozimi ndaj të cilave është i lidhur ngushtë me shumë gjendje të rënda shëndetësore, përfshirë kancerin – falë ndikimit të industrisë dhe një komisioni kokëfortë, siç ka dokumentuar Observatori i Evropës së Korporatave.

Në mënyrë tronditëse, në fillim të këtij muaji (1 tetor) media njoftoi se si departamenti i shëndetit i vetë Komisionit von der Leyen (DG Sante) ishte bërë “bllokimi i vetëm më i madh i strategjisë”.

Postime të ngjashme

Hungaria mbyllet sërish

T E

Reagime mbi vendimin për të hetuar krimet në territoret palestineze

T E

Tërmet i ri, edhe më i fortë në Zelandën e Re, me magnitudë prej 7,4 ballë

T E

Sulmi terrorist në Suedi, ja çfarë deklaroi policia: Agresori një 20 vjeçar nga Afganistani

S.B.

Pavarësisht vrasjeve, në Mianmar vazhdojnë protestat

S.B.

Sa % e zviceranëve kanë antitrupa

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...