Për tetë muaj në Kosovë ndodhën mbi 14 mijë aksidente trafiku

Në tetë muajt e parë të vitit 2021 në Kosovë kanë ndodhur 14 mijë e 147 aksidente trafiku, 5008 me persona të lënduar kurse 9071  me dëme materiale.

 

Policia e Kosovës përmes disa statistikavebën të ditur se aksidente fatale nga janari e deri në gusht 2021 kanë ndodhur 68 aksidente fatale, ku kanë humbur jetën 79 persona.

Policia e Kosovës thotë se janë duke vazhduar me aktivitete të shtuara në trafik.

Policia e Kosovës vazhdon me aktivitete të shtuara në trafik me qëllim të parandalimit të aksidenteve dhe ngritjes së sigurisë në trafik. Policia e Kosovës bazuar në detyrat dhe autorizimet e saj ligjore dhe kushtetuese është e përkushtuar në mbajtjen e rendit, garantimin e sigurisë publike si dhe menaxhimin dhe kontrollin e trafikut rrugor nëpër të gjitha rrugët e vendit.

Një prej objektivave parësore për Policinë e Kosovës është edhe ofrimin i sigurisë rrugore për pjesëmarrësit në trafik dhe parandalimi i aksidenteve, andaj sipas planifikimeve operacionale, parashihen aktivitete të shtuara me qëllim që të parandalohen aksidentet dhe të rritet siguria në trafik”, vijon përgjigja e Policisë.

Nga janari deri në gusht, Policia ka dënuar edhe 313384 shoferë për shkak se nuk kanë respektuar rregullat e komunikacionit.

Related posts

Moti për 4 ditët e ardhshme në Kosovë

D V

Sot seanca gjyqësore për kishën në Kampusin e UP-së

Redaksia

Ridvan Berisha: Kurti sot e shkeli me dy këmbë Marrëveshjen e Uashingtonit

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More