Agjencia Zhurnal.mk
Arsimi dhe Shkenca Maqedoni TOP LAJM

Për tre ditë fillon viti shkollor, në shkolla ndahen adresat dhe fjalëkalimet për platformën online

Shkup, 28 shtator – Zhurnal.mk – Libra, dëftesa, si dhe fjalëkalimet e reja dhe adresat po u ndahen nxënësve të cilët edhe 3 ditë do të fillojnë mësimin online.

Një pjesë e mësimdhënësve mbajnë dhe takime online mes prindërve që të njoftojnë prindërit me të rejat që i presin nga e enjtja, informon Zhurnal.

Ora e mësimit do të zgjatë më pak se 40 minuta, derisa viti shkollor mund të përfundojë më herët se kur është parashikuar, dikur kah marsi.

Një pjesë e shkollave madje bënë dhe simulim të orëve të mësimit për nxënësit e klasave të para.

Ministria e Arsimit e përshëndeti sjelljen e ndryshimeve të ligjeve për arsim fillor dhe të mesëm me të cilat Qeveria do të sjellë vendime për mënyrën si do të vijojë procesi mësimor në gjendje të jashtëzakonshme.

Ministrja Carovska tha se për herë të parë po implementohet e drejta e mësimit nga larg e cila deri tani nuk ka qenë e rregulluar dhe tha se mësimi nga distanca nuk do të ndodhë vetëm në rrethana të jashtëzakonshme, ajo konsideron se me sistemin bashkëkohor arsimor, ky lloj i platformës mund të jetë e dobishme edhe për nxënësit edhe për mësimdhënësit.

Platforma nacionale për mësim në distancë është në qasje në adresën www.schools.mk ku mund të shihen udhëzimet por edhe përmbajtje tjera, të cilat nëse ndiqen me kujdes, në mënyrë të thjeshtë dhe të lehtë i rikahëzojnë të gjithë përdoruesit e platformës.

Platforma funksionon në desktop kompjuter, laptop, tablet dhe telefon smart.

Platforma funksionon direkisht me Chrome, Microsoft Edge, Safari dhe nuk ka nevojë të instalohet asnjë softwer tjetër.//Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

“Eksplodoi balona” e Janez Janshës si lajm i pavërtetë, por që nxiti reagime të ndryshme

R Zh

Për tetë muaj mbi 1 milion euro në xhep të deputetëve, për vetëm 19 seanca

R Zh

126 gjoba në trafik brenda 24 orëve

R Zh

Joveski: Prokuroria po monitoron ndërtimin e ndërtesave shumëkatëshe në Shkup

R Zh

Do të zgjerohet hetimi për rastin“Dvojnik” me lëshimin e pasaportave të paligjshme

N E

Taseva për rastin Rashkovski: Përveç hetimit penal nevojitet edhe hetim financiar

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...