Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Për tre muaj u eksportuan 126 milionë € produkte nga Kosova

Eksporti i produkteve kosovare gjatë tre muajve të parë të këtij viti ka shënuar rritje prej 45% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2020. Këto i ka bërë të ditura në një intervistë zëdhënësi i Doganës së Kosovës Adriatik Stavilevci.

Ai ka sqaruar se përderisa vitin e kaluar ishin eksportuar 87 milionë euro, këtë vit vlera ka arritur në 126 milionë euro.

Stavileci tha se vitin e kaluar eksporti i produkteve kosovare ka arritur shifrën prej 450 milionë euro, ndërsa deri në fund të këtij vitit presin 600 milionë euro produkte të eksportuara.

“Ndër zhvillimet kryesore që kemi në këtë fillim vit është rritja e eksportit dhe kemi parë një rritje shumë domethënëse në aspektin e eksportimit të mallrave dhe produkteve kosovare drejt vendeve të ndryshme. Nëse shikohet në vlerë statistikore nëse vitin e kaluar i kemi pas për periudhën janar, shkurt dhe mars rreth 87 milionë euro, këtë vit kemi 126 milionë euro mallra të eksportuara, të cilat shkojnë ndaj vendeve të ndryshme, pra rritje është në aspektin e përqindjes rreth 45% më shumë se vitin e kaluar”.

“…duke marr parasysh që viti e kaluar ka qenë ndër vitet e ka mbajt një rekord për eksportin e produkteve kosovare mbi 450 milionë euro, ky vit nëse vazhdon e këtë trend nëse brenda tre muajve kemi rreth 130 milionë euro të eksportit ne presim që deri në fund të viti të kemi rreth 600 milionë euro që do të jetë një rekord i ri i prodhuesve kosovar”.

E vendet në të cilat eksportohen më së shumti produkte kosovare Stavileci tha se janë ato të Bashkimit të Evropian si dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke mos përjashtuar edhe vendet e rajonit, raporton EO.

“Vendet kryesisht janë ato të Bashkimit Evropian si dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por normalisht kemi eksport edhe në vendet e rajonit sic është Maqedonia, Shqipëria, Mali i Zi dhe Serbia, dhe rritja është mjaft e madhe e cila karakterizohet me rritjen e kapaciteteve prodhuese të Kosovës”.

Ai ka përmendur edhe një aksion të Doganës në pikën kufitare në Jarinjë, duke shtuar se Dogana e Kosovës synon që deri në fund të këtij viti ta kalojë shifrën prej 1 miliard e 100 milionë euro të mbledhura për buxhetin e vendit.

“Dogana gjatë gjithë kohës ka aksione në pika të ndryshme të vendit, dhe aksioni i fundit që e kemi marr ka qenë në pikën kufitare të Jarinjës ku kemi arrit të kapim një sasi të atleteve të cilat janë të falsifikuara të brendeve të njohura botërorë”.

“Nëse shikohet trendi i të hyrave momentale Dogana është duke performuar mjaft mirë dhe ne jemi rreth 5% më shumë se vitin e kaluar dhe besoj që deri në fund të viti të kaluar do të kalojmë mbi 1 miliard e 100 milionë euro të mbledhura për buxhetin e Kosovës”.

Postime të ngjashme

Konjufca: Serbia po përdorë standarde të dyfishta në procesin e dialogut

Bekim Laçi

Kush janë dy serbët që Kurti ia përmendi Vuçiçit në takimin e Brukselit

Bekim Laçi

Kurti shpalos katër propozimet që pati në takim me Vuçiçin

Bekim Laçi

Analizë/ “Bashkë pa kufi” – Sa janë realizuar 83 marrëveshjet Kosovë-Shqipëri ?

Zekirija Haxhiu

Nga sot lejohen dasmat në Kosovë

Bekim Laçi

Debat i ashpër mes asamblistëve të LVV-së dhe Shpend Ahmetit, mund të përfundonte në rrahje

Bekim Laçi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...