Për vozitje të shpejtë gjoba për 220 shoferë në territorin e mbarë vendit

nga D V

Shkup, 16 prill – Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka realizuar kontroll të përforcuar në territorin e mbarë vendit për sanksionimin e automjeteve të cilët qarkullojnë me shpejtësi më të madhe se sa shpejtësia e lejuar.

Në këtë aksion janë sanksionuar 220 shoferë, prej tyre trembëdhjetë automjete kanë qarkulluar me shpejtësi mbi 50 km në orë nga shpejtësia e lejuar, kurse një automjet me shpejtësi mbi 70 km në orë nga shpejtësia e lejuar. Poashtu është konstatuar se 96 automjete  e kanë tejkaluar shpejtësinë e qarkullimit në vendet e banimit kurse 124 jashtë vendeve të banimit.

Kontrollet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More