Për vozitje të shpejtë janë sanksionuar 259 shoferë

Shkup, 11 shtator – Ministria e Punëve të Brendshme dje ka kryer kontroll të përforcuar të veprimit në territorin e vendit për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se e lejuara, me ç’rast janë sanksionuar 259 shoferë.

 

Prej tyre, siç informon MPB-ja, 20 kanë lëvizur me një shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se sa ishte e lejuar, dhe pesë automjete kanë lëvizur edhe mbi 70 kilometra. Kështu, 108 drejtues tejkaluan kufirin e shpejtësisë në një zonë të populluar, dhe 151 jashtë vendbanimit.

Nga MPB-ja paralajmërojnë se edhe në ditët në vijim do të vazhdojnë kontrollet e përforcuara të veprimit dhe apelojnë që të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion t’I respektojnë rregullat në komunikacion, siç thonë, së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta.

Related posts

Angellovska-Bezhoska: Banka Popullore do të vazhdojë me zhvillimin e politikës së lehtësuar monetare

N E

Nesër rikahëzim i komunikacionit në aksin Buçim – Radovish për shkak të asfaltimit

Redaksia

Kacarska: Besoj në përparimin e punës së gjyqësisë, nuk do të lejoj askush të më tregojë si të punoj

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More