Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Përcaktohen propozim ndryshimet e Ligjit për tatim të fitimit të shpenzimeve panjohura

Shkup, 6 prill – Qeveria në seancën e sotme e përcaktoi tekstin e Propozim-ligjit për ndryshim të Ligjit për fitim, me të cilin përcaktohen shpenzimet e panjohura, me çfarë krijohet mundësi për rritjen e vlerës së regresit për pushim vjetor që do të trajtohet si shpenzim i panjohur për qëllime tatimore.

Siç kumtuan nga pres shërbimi qeveritar, bëhet fjalë për masë nga pakoja e pestë e masave ekonomike për rivitalizim  të ekonomisë në kushte të Kovid-19.

Në drejtim të njëjtë të lehtësimit të punës së kompanive në kushte të Kovid-19, me ndryshimet dhe plotësimet e propozuara propozohet si shpenzim i panjohur të njihen edhe testet e paguara laboratorike për Kovid-19 që i bëjnë kompanitë për të punësuarit e tyre.

Nga Qeveria theksojnë se me ndryshimet mundësohet edhe mbulimi i humbjeve pa detyrim të njëjtat të mbulohen paraprakisht në pajtim me Ligjin për shoqata tregtare dhe përshkruhet afat në të cilin Drejtoria për të Ardhura Publike është e detyruar të lëshojë pëlqim lidhur me kërkesën për njohje si shpenzim të amortizimit të vlerës së tanishme të mbetur të mjeteve. 

Postime të ngjashme

Angelovska-Bezhoska: Rritja e produktivitetit, investimi në kapitalin njerëzor, reformat strukturore dhe digjitalizim për rritje stabile ekonomike

R Zh

Instituti “Robert Koch”: Maqedonia nuk ndodhet në listat e vendeve të rrezikshme nga coronavirusi

Dafina Vidishiqi

Garë humanitare në kejin e Shkupit për ndihmë të repartit Onkologjik në Klinikën e Fëmijëve

Dafina Vidishiqi

Nënshkrim i marrëveshjeve për dërgimin e këshilltarëve ekonomikë nga Ministria e Ekonomisë dhe e Bujqësisë

Dafina Vidishiqi

Paratë e diasporës së Maqedonisë – më shumë nëpërmjet bankave, më pak para në dorë

R Zh

Maqedonia me 425 raste aktive, deri tani janë vaksinuar 254.154 qytetarë

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...