Përderisa politikanët merren me politika madhore qentë endacak po sulmojnë qytetarët!

nga Redaksia

Shkup, 16 mars – Meqë jemi në prag të fushatës zgjedhore deklaratat madhore kanë filluar të shpeshtohet. Që kjo është shndërruar në normalitet që doza e premtimeve dhe fjalëve të mëdha të shtohet për të “joshur” simpatinë e qytetarëve që në fund të ditës të grumbullojnë qoftë edhe një votë më shumë në llogarinë e tyre. Ndikimi rus, problemet globale, anëtarësimi në BE janë temat që shpesh preferojnë t’i prekin në mënyrë sipërfaqësore politikanët tanë, por po harrojnë që vendi nga ata vijnë ende përballet me problemin e qenve endacakë. Pra, politikanët tanë në vend se të pastrojnë oborrin e shtëpisë duke mënjanuar problemet elementare, ata zgjedhin të merren me politika madhore, shkruan Zhurnal.

Problemet me qentë endacakë nuk marrin fund, sepse fokusi politikanëve tanë është në politika “madhor” – 

 Në SPB Tetovë gjatë kësaj jave janë regjistruar gjashtë denoncime nga qytetarë të cilët ishin lënduar gjatë sulmeve nga qentë endacakë. Janë lënduar katër të mitur, si dhe dy burra të moshës 44 dhe 54 vjeçare. 

“Tre nga denoncimet janë për sulme të cilat kanë ndodhur në rrugën ‘Lubo Bozhinovski – Pish’, dhe nga një në rrugët ‘Jordan Zllatanoski’, ‘Mihajllo Raiçeviq’ dhe ‘Dimo – Gavroski – Kara’”, informoi SPB Tetovë.

Kryetari, Bilall Kasami, gjatë kohës që ishte pjesë e fushatës për vetëdije më të madhe ekologjike, në pyetjen e gazetarëve se kur do të fillojë të gjejë mënyrë adekuate për përballjen me qentë endacakë, u ankua se ka obstruksione në përgatitjen e tenderit.

“Ka pasur disa komplikime në këtë pjesë, siç ndodh fatkeqësisht këtu në vendin tonë, për t’i krijuar pengesë Komunës. Në pjesën e përgatitjes së dokumentacionit të tenderit që do të publikohet, por po punohet për zbardhjen e tij për të publikuar tenderin për përzgjedhjen e kompanisë që do të kujdeset për ata qen, në mënyrë që në përputhje me këtë të punohet në pjesën e largimit të atyre qenve nga qyteti”, theksoi Kasami nga ngjarja në SHFK “Naim Frashëri”.

Sipas evidencës në SPB Tetovë deri më tani janë sulmuar dhe lënduar 26 persona, të cilët për këtë kanë parashtruar kallëzim në polici. Me qentë endacak nuk përballet vetëm Tetova por edhe shumë qytete të tjera, si Dibra, pjesë të qytetit të Shkupit, Kumanova, Gostivari, Çairi, e të tjera. Prandaj, ky nuk është vetëm problem lokal pasi përfshin më shumë rajone që për fat të keq pasojat janë të ngjashme. 

Rreziku nga qentë endacak-

Kur flasim për një shtet kandidat për në BE, në të njëjtën kohë flasim për një problematik që cenon sigurinë e qytetarëve krijon rrezik edhe kur qarkullojnë në lagjet e tyre nga prezenca e shtuar e qenve endacak, kjo është pakuptimtë, sepse nuk mund të jetë një shtet anëtarë i familjes evropiane po që nuk është në gjendje të menaxhojë dhe kontrollojë qentë endacak.

Rreziku nga qentë endacak është i pakontrollueshëm sepse ka pasur raste të shumta që kanë përfunduar edhe me vdekje e lëndime të rënda, sidomos kur ka sulme të qenve ndaj fëmijëve e të moshuarve. Mungesa e një strategjie për menaxhim të qenve krijon pasiguri dhe pasoja të rënda edhe kur lëndimet mund të jenë të lehta, sepse kemi të bëjmë me qenë që janë të pa vaksinuar dhe që mund të bartin sëmundje të ndryshme.

Nga lëndimet e lehta fizike deri te vdekja mund të jenë pasojat e kafshimit të qenve që secili qytetarë mund të jetë viktimë potenciale, si pasojë e mos kujdesit të duhur të autoriteteve përgjegjëse. Prandaj, në vend se të jepet ndihmë për kujdes ndaj viktimave duhet të merren masa parandaluese që mos të vijë deri te situatat e tilla që të kemi viktima, e këtë gjë nuk duhet ta shpik Maqedonia e Veriut sepse e ka të gatshme nga shtetet tjera, ajo që duhet bërë është të ketë vullnet dhe brengosje për qytetarët.

Hallet e qytetarëve i merr era, politikanët merren me politika madhore – 

Gjendja e qytetarëve dita ditës vështirësohet dhe përkeqësohet edhe më shumë si pasojë e mos kujdesit adekuat nga ata që janë përgjegjës kryesor e parësor, politikanët. Kriza ekonomike, padrejtësia, lufta për mbijetesë, e deri te rreziku nga sulmet e qenve endacak janë hallet e përditshme me të cilat përballen qytetarët e vendit tonë. Por, kur marrim dhe shohim çfarë premtojnë e çfarë flasin politikanët tanë është për gërdi sepse ata flasin më shumë për luftën kundër ndikimit rus sesa për rregullimin e jetës së qytetarëve. Qytetarët sot në Maqedoninë e Veriut përballen edhe me mungesë të ujit të pijshëm dhe kanalizimit, kushteve elementare për jetesë. 

Mëse e nevojshme është që politikanët tanë të ndalen së menduari e punuari vetëm për interesat e tyre personale, klanore apo partiake, duhet filluar punuari për qytetarët me votat e të cilëve janë sot në ato pozicione.  Politikanët tanë duhet të fillojnë të flasin, të brengosen dhe të gjejnë zgjidhje për hallet e qytetarëve, ndalimin e eksodit masiv të të rinjve dhe të heqin dorë njëherë e përgjithmonë nga gjyqësori që është i varur dhe këto pasoja i vuajnë në mënyrë të drejtpërdrejt qytetarët. /Zhurnal.mk

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More