Agjencia Zhurnal.mk
Kronika Shqipëri

Përdhunoi një grua me probleme mendore, kapet 26-vjeçari në Durrës

Një 26-vjeçar i shpallur në kërkim për përdhunimin e një gruaje me probleme mendore është kapur ditën e sotme në Durrës.

Sipas policisë, ky shtetas, në vitin 2019, dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase 30 vjeçe, e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor.

“Ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim kombëtar, arrestohet në flagrancë 1 drejtues mjeti. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasin Sh. M., 26 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Krujë i ka caktuar masën “Arrest në burg”, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazot”. Ky shtetas, në vitin 2019, dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase 30 vjeçe, e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor. Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin A. B., 30 vjeç, banues në Krujë, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetin tip “Opel”, në gjendje të dehur. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim. /TCH/

Postime të ngjashme

Gjendet i pajetë një 29-vjeçar në Shkodër

Dafina Vidishiqi

Tre të lënduar pas rrokullisjes së një veture në autostradën “Arbën Xhaferi”

Dafina Vidishiqi

Gara për kryetarin e PD-së, kryeson Lulzim Basha

Dafina Vidishiqi

Vret vëllain pas mosmarrëveshjes për bagëti

Dafina Vidishiqi

Publikohen rezultatet e para për garën brenda PD

Dafina Vidishiqi

Rama pas nënshkrimit të marrëveshjes për 5G: Shqipëria përherë krenare të jetë krah SHBA-së

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...