Agjencia Zhurnal.mk
Teknologji

Përditësimi i Lightroom iOS fshiu përgjithmonë dhjetëra mijëra foto të përdoruesve

Një përditësim në aplikacionin Lightroom të Adobes fshiu përgjithmonë fotot e përdoruesve të iOS-it të cilët nuk e kishin ruajtur materialin në Adobe Cloud.

Tashmë Adobe e ka rregulluar problemin, por shumë përdorues mbetën pa fotografitë e tyre.

Përditësimi në versionin 5.4 të këtij aplikacioni për iPhone dhe iPad erdhi javën e kaluar. Të enjten, një përdorues shkroi në forumet e Photoshopit që e kishte përditësuar aplikacionin në iOS, por kishte humbur të gjitha fotografitë, shkruan Endgadget.

Pas shumë ankesave tjera në forum, ku përdoruesit u ankuan se kishin humbur me dhjetëra mijëra fotografi, përfaqësuesi i Adobes, Rikk Flohr, u përgjigj duke thënë se problemi ishte rregulluar dhe se tani Adobe Lightroom kishte versionin 5.4.1 i cili nuk e shkaktonte këtë problem.

Sidoqoftë lajmi i keq ishte se fotografitë e shlyera nuk mund të ktheheshin më, transmeton KOHA.

Fatkeqësisht shumë njerëz humbën punën e tyre që e kanë bërë ndoshta me vite, dhe ekspertët këshillojnë që fotografitë të ruhen edhe në ndonjë vend tjetër, ngase një skandal i tillë i pat ndodhur edhe një kompanie tjetër të madhe, Canonit.

Postime të ngjashme

Facebook thotë se ka ndaluar një fushatë spiunimi të inteligjencës palestineze

S.B.

Apple së shpejti do të përditësojë softuerin – emoji të rinj dhe ndryshime të mëdha të privatësisë

S.B.

Apple bëri një gabim të madh me iMac e ri

S.B.

Pronari i Daily Mail padit Google mbi rezultatet e kërkimit

S.B.

Teknologjia 5G së shpejti në dispozicion për qytetarët e Maqedonisë

Z H

Apple prezantoi një iMac më të hollë me çip M1 dhe ngjyra të ndritshme

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...