Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Perdju: Maqedonia është shtet sovran, nuk duhet të shqetësohet dhe komandohet

Shkup, 31 janar – Zhurnal.mk – Maqedonia e Veriut është shtet sovran dhe nuk duhet të shqetësohet apo komandohet. Kështu u shpreh në një intervistë për BNR, ish ambasadori i SHBA-ve në Bullgari, Xhejms Perdju, i cili është edhe njëri prej ndërmjetësuesve në bisedimet për Marrëveshjen e Ohrit, informon Zhurnal.

Në pyetjen nëse kontesti mes Sofjes dhe Shkupit është problem i madh për Vashingtonin, ai tha se kjo është një dëshpërim i madh.

“Besoj se është në interes të Bullgarisë të jetë mbrojtës i kauzës së Republikës së Maqedonisë së Veriut të arrijë anëtarësim në BE. Sado që disa njerëzve të mos u pëlqejë, ajo është një shtet sovran dhe nuk duhet më të shqetësohet dhe komandohet, pasi tanimë e ka zgjidhur kontestin me Greqinë. Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë më tepër u konvenon të jenë aleatë të afërt se sa të grinden për historinë”, tha Perdju.

Ai shtoi se Rusia ka vendosur të shndërrojë Ballkanin në zonë të luftës strategjike për ndikim me SHBA-në dhe aleatëve të saj.//Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Moti për ditët në vijim në Maqedoni

D V

Xhambaski: Nëse respektohen “vijat e kuqe”, komisioni maqedono-bullgar nuk do të mund të funksionojë

D V

OBRM-PDUKM: Mini-Shengeni nuk është një alternativë e BE -së

D V

Priten variante të ndryshme të Covid-19! Mund të rekomandohet marrja e dozës së tretë e vaksinës

D V

Edhe katër të rinj arrestohen pasi kapen me marihuanë!

R Zh

Zaevi për “Ballkan të Hapur”: Derisa BE-ja nuk e përmbush premtimin, ne do punojmë për një jetë më të mirë

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...