Përdorimi aparateve “Finger Print”, Shehu: Në KSHZ vijon procesi i trajnimeve

Shkup, 19 shtator – KSHZ vijon përgatitjet intensive për organizimin e zgjedhjeve lokale. Nënkryetarja e këtij komisioni, Ditmire Shehu në një prononcim për TVM2 thotë se për momentin bëhet trajnimi i trajnuesve të cilët do ti ushtrojnë këshillat zgjedhor për përdorimin e aparateve për identifikimin e gishtërinjve.

Shton se javën e ardhshme do të bëhet edhe një testim i trajnuesve.

“Sa i përket risisë që do të aplikohet e cila do të bëhet tani me identifikim e shenjave të gishtërinjve, trajnimet ende nuk kanë filluar për trajnuesit tek kjo pjesë, ndërsa KSHZ tani për momentin bën trajnimin e trajnuesve të cilët do të bëjnë trajnime të këshillave zgjedhor. Besoj që javën tjetër do të mund të fillojmë të bëjm një testim nga ana KSHZ me trajnuesit dhe të shohim se si janë edhe kualiteti i gjurmëve të mara nga ana e MPB-së se siç e dini, ne gjurmët e gishtërinjve i marrim nga ana e MPB-së” – tha Ditmire Shehu nga KSHZ.

Shehu pranon se është hera e parë që do të implmentohet kjo risi në votim por pret që gjithçka të shkoj në rregull.

“Do të shohim si si do të implementohet kjo risi pasi ne si KSHZ por edhe si shtet për here të pare shkojmë me këtë metod të identifikimit të gishtërinjve duke mos realizuar aspak pilot projekt. Ne si KSHZ kemi ndërmarrë të gjitha masa te nevojshme që të kemi ditë zgjedhje të lira dhe demokratike” – deklaroi Shehu.

Zgjedhjet lokale do të mbahen më 17 tetor, ndërsa fushata zgjedhore për rrethin e parë të votimit fillon më 27 shtator.

Related posts

Zaev – Tegetltija: Politikat e pritjes duhet të ndalen

Z H

Urim nga kryeministri Zoran Zaev me rastin e Ditës së Luftës Revolucionare të Maqedonisë

Redaksia

Prej nesër vranët, më ftohtë dhe me reshje të rrëmbyeshme

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More