Përdorimi i gjatë i smart phone-ve dëmton sytë, Tateshi: Të përdoren jo më shumë se tri orë

nga Xh M

Shkup, 29 shtator – Smart phone-t janë bërë pjesë e pandashme e rutinës tonë të përditshme, duke u shndërruar në varësi. Sipas një studimi të kryer së fundmi, përveç tetë orëve në punë, pjesa më e madhe e individëve e shfrytëzojnë edhe pjesën tjetër të ditës para ekraneve. Sipas studimit, 34 vite të jetës të rriturit i shfrytëzojnë para ekraneve, si para telefonit, kompjuterit apo televizionit. Lind pyetja se si këto pajisje po ndikojnë në zhvillimin e syve tanë? Se si edhe po ndikojnë në zhvillimin psikik tek fëmijët dhe të rriturit? Se si ata, pa vetëdijen tonë, po e dëmtojnë shëndetin tonë?

Mjeku i syve, Bekim Tateshi, thotë se më herët ka qenë kundër kufizimit të përdorimit të smart phone-ve, por tani kur kjo ka kaluar në epidemi, si tek fëmijët ashtu edhe tek të rriturit, ai rekomandon përdorimin e tyre jo më shumë se dy, deri në tre orë në ditë.

“Syri i njeriut është organ i cili është i përgatitur për të parë larg dhe për afër normal për t’i kryer obligimet e veta. Por, në kohën e fundit, me paraqitjen e këtyre telefonave të mençur, kompjuterëve dhe I-Pad të ndryshëm atëherë ka detyruar syrin që të akomodojë më shumë. Syri sa më shumë që akomodon për afër, shkakton probleme në mundësinë e të pamurit larg. Ka një problematikë e cila quhet gërçi akomodativ, i cili paraqitet te ata fëmijë ose të rritur që punojnë shumë gjatë afër. Mos harroni nuk janë vetëm problemet e syve, një njeri që shumë gjatë rri në telefon, i shkakton probleme edhe sistemit kardiovaskular dhe atij lokomotor.”, tha mjeku i syve, Bekim Tateshi.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More