Shkup, 25 janar – Ballkani është vatër që shumë lehtë mund të provokohet një konflikt me përmasa të paparashikueshme. Gjitha shtetet e Ballkanit kanë popuj që në masë të madhe janë të orientuar dhe e duan Bashkimin Evropian, përjashtuar këtu Serbinë. Por qasja e BE-së ndaj Ballkanit siduket gjatë kohë nuk ka ndryshuar, dhe kjo ka bërë një stagnim në zhvillim të Ballkanit dhe të jetë zonë e rrezikut për ndikim të Rusisë përmes Serbisë. Blerja nga Kosova e sistemit të raketave ‘Javelin’, të prodhimit amerikan, u vlerësua si një nga zhvillimet e pakta pozitive për Ballkanin Perëndimor, në një debat që u mbajt në Uashington nga Instituti “New Line” mbi dhjetëvjeçarin e ardhshëm në rajon, shkruan Zhurnal.
Ekspertët: Perëndimi duhet të ndryshojë politikën në Ballkan
Blerja nga Kosova e sistemit të raketave ‘Javelin’, të prodhimit amerikan, u vlerësua si një nga zhvillimet e pakta pozitive për Ballkanin Perëndimor, në një debat që u mbajt në Uashington nga Instituti “New Line” mbi dhjetëvjeçarin e ardhshëm në rajon. Njohësi i çështjeve për Ballkanin dhe shkrimtari, Jasmin Mujanoviç tha se vendimi për të fuqizuar mbrojtjen e Kosovës ka ndikim pozitiv për të gjithë rajonin.
“Një Kosovë e fortë, e qëndrueshme, sovrane, që ka fuqinë të pengojë sulmet dhe që nuk bëhet nga KFOR-i, por që është pjesë e Forcave të Sigurisë së Kosovës është shumë pozitive për të gjithë Ballkanin Perëndimor”, tha Mujanoviç për VOA.
Ai tha se një tjetër zhvillim pozitiv që ka nisur sidomos dy apo tre vitet e fundit është një rritje e kontakteve formale dhe jo formale mes zyrtarëve dhe diasporës të tre vendeve të Ballkanit, Kosovës, Bosnjës dhe Malit të Zi. Duke përmendur gabimet e të kaluarës, për shembull kur studentët shqiptarë të Kosovës në demonstratat e vitit 1981 “brutalizoheshin nga forcat jugosllave të sigurisë” dhe Bosnja, Kroacia dhe Sllovenia nuk reagonin, janë gabime që sipas zotit Mujanoviç, nuk duhen përsëritur.
“Siç e kemi mësuar edhe gjatë viteve ‘90 dhe siç është dashur ta mësojmë sërish edhe herë të tjera, ajo që fillon në Kosovë, përfundon në Bosnjë dhe ajo që fillon në Bosnjë, përfundon në Mal të Zi, pasi çështjet janë të ndërlidhura. Kur Aleksandar Vulin apo Vuçiç flasin për Botën Serbe, nuk duhet pritur reagim vetëm nga miqtë tanë në Prishtinë, duhet të reagojmë të gjithë ne, pasi ajo është një kërcënim për të gjithë”, thotë Mujanoviç për VOA.
Harun Karçiç, producenti ekzekutiv i televizionit Al Jazeera Balkans, që transmeton nga Sarajeva, vlerësoi gjatë debatit se “nuk ka mundësi që (Presidenti serb) Vuçiç të mos ketë ditur paraprakisht për rastin e Banjskës”.
Rusia shpërqendron vëmendjen përmes Ballkanit Perëndimor –
Ivana Stradner, hulumtuese në Fondacionin për Mbrojtje të Demokracisë – me seli në Uashington – beson se Ballkani i duhet Rusisë në kohë lufte për shpërqendrim të vëmendjes.
“Moska ka dëshiruar që të destabilizojë Ballkanin me vite, mirëpo jo sepse dëshiron që ta pushtojë atë. Tensionet janë të rëndësishme ashtu që Rusia të shpërqendrojë vëmendjen e Perëndimit nga ajo që është duke ndodhur në Ukrainë, sidomos tani”, ka thënë ajo në një intervistë për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë.
Edhe Stronski beson se “interesi i Rusisë në Ballkan, nuk ka të bëjë me vetë Ballkanin, por me aftësinë për të pasur një derë të hapur në Evropë dhe Ballkani është një prej mënyrave më të lehta, apo të vetme për ta arritur këtë gjë”.
Prandaj, edhe secili shtet i rajonit duhet të krijojë mekanizma të posaçme për mbrojtje ndaj ndikim rus, i cili shpesh herë është i formave të ndryshme. Më i shpeshti dhe më së shumti që përdoret është ndikimi përmes mediave, pastaj sigurisht edhe përmes ndikimit ekonomik dhe atij politik përmes zgjatimeve të tyre që i kanë pothuajse në secilin shtet. Në Maqedoninë e Veriut si parti politike e cila përkrah fuqishëm orientimin pro lindor dhe është kundër NATO-s dhe BE-së është e Majta e udhëhequr nga, Dimitar Apasiev, i cili hapur dhe publikisht mbështet interesat ruse, madje edhe në kohën kur Maqedonia e Veriut sanksioni Rusinë për invazionin rus, kryetari i kësaj partie u taku me ambasadorin rus në Shkup. /Zhurnal.mk