Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Përfaqësimi i shqiptarëve në DAP, shumë i ulët

Shkup, 13 shtator, Zhurnal.mk – Në Drejtorinë për të Ardhura Publike ka të punësuar vetëm 95 shqiptarë, prej rreth 1,100 të punësuarve gjithsej në këtë institucion. Në shifra, 17.5% janë të punësuar nga nacionalitetet jo maqedonase, por ende nuk është arritur përfaqësimi i drejtë dhe adekuat. Ushtruesi i detyrës drejtor Faruk Omeri, tha për Alsat se në drejtoritë rajonale ku janë të banuara me shqiptarë kjo përqindje arrin kuotën e paraparë me ligj. Ai sqaroi se punësimet në këtë dikaster janë specifike, shkruan, Alsat-M.

“Gjithsesi, si institucion kemi nevojë për kuadro, aq më tepër për staf me përvojë, kemi përpiluar në bazë të nevojave, të cilat i kemi shqyrtuar në dikaster për profile që urgjentisht kemi nevojë. Besoj se me sistematizim janë paraparë vende të tilla- deklaroi Faruk Omeri, U.D. Drejtor i DAP-it.

Nga pushteti qendror thotë se në DAP punësime nuk janë bërë prej vitit 2014 e këtej. Sipas Qeverisë një valë e re shpërndarjes se të punësuarve do të pasoj për të sistematizuar e nëpunësve shtetëror.

Qeveria e RMV-së

“Punësimet bëhen në bazë të procedurave që i harton secili institucion dhe që marrin miratimin e Ministrisë së Financave dhe pëlqimin e Ministrisë së Informatikës dhe Administratës. Gjithsesi, në këtë procedurë do të përdoret mekanizmi i balancuesit. Sipas planit për punësim të 2021-ësh në DAP parashikohen rreth 100 punësime të reja dhe rreth 100 avancime brenda institucionit.”

Në DAP gjithashtu, gjuha e shkruar shqipe është e papërdorur. Përveç të folurës jo formale, ky institucion nuk ka harmonizuar aktet nënligjore për të vënë në funksion gjuhën e dytë zyrtare sipas Ligjit për përdorimin e gjuhëve. Përfaqësimi i drejtë dhe adekuat i të punësuarve nga bashkësitë më të vogla etnike në punë të shtetit mbetet larg plotësimit të kuotës së 20%-it në disa institucione shtetërore dhe publike. Sipas të dhënave të fundit, mos zbatimi i këtij ligji është në rreth 90% të institucioneve shtetërore.

Postime të ngjashme

“Kalliri i Mirësisë”: Të kthejmë buzëqeshjen për Ramazan tek familjet në nevojë

R Zh

Në Bllacë u inauguruan “Muri i Kujtesës” dhe parku “Hasan Prishtina”

R Zh

Rasti “Mafia”, VMRO: Spasovski i fotografuar me të burgosurit

R Zh

Prokuroria kumton detaje për aksionin anti-drogë: Janë arrestuar 6 persona

R Zh

Smogu i helmon qytetarët deri në pranverë

R Zh

Mbështetje teknike nga Ambasada e SHBA-së dhe bashkëpunim me MPB-në për konfiskim të drogës

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...