Agjencia Zhurnal.mk

Përfaqësimi proporcional i shqiptarëve në sektorin publik ngec në 19.2 për qind

Shkup, 15 Maj, Zhurnal.mk – Punësimi, përkatësisht përfaqësimi i shqiptarëve në sektorin publik në Maqedoni të Veriut në vitin 2017 ka ngecur në 19.2 për qind, thotë raporti i publikuar me disa muaj vonesë nga Avokati i Popullit, Ixhet Memeti.

Raporti i cili ishte gati që nga qershori 2018 (në gjuhën maqedonase –  shih vegëzen maqedonisht  ) dhe që nga shtatori 2018 (në gjuhën shqipe – shih vegëzen në shqip) thotë se në vitin 2017 nuk ka pasur ndryshim në përqindje në përfaqësimin e përgjithshëm për shqiptarët në krahasim me vitin e mëparshëm (2016) për nga përqindja e përfaqësimit proporcional.

Nga shifrat e institucioneve/organeve të cilat kanë dërguar të dhënat e tyre deri tek Avokati i Popullit shihet se përfaqësimi i maqedonasve është në 74.2 për qind dhe i njëjtë si edhe në vitin 2016.

Përfaqësimi/punësimi i pakicës turke në këtë sektor po ashtu nuk ka ndryshuar dhe ndodhet në 2 për qind, i Romëve gjithnjë ndodhet në 1.3 për qind. Nuk ka ndryshuar as gjendja e përfaqësimit të Serbëve i cili është 1.5 për qind, as e Vllehëve, 0.7 për qind e Boshnjakëve 0.6 për qind.

Shifrat në raport thonë se shqiptarët e Maqedonisë së Veriut ngecin shumë prapa në emërimet në postet udhëheqëse, përkatësisht në 14.5 për qind të institucioneve dhe organeve publike, ndërsa për maqedonasit kjo shifër arrin në 79.5 për qind.

Nga zyra e Avokatit të Popullit, thanë për Zhurnal.mk se raporti i gjendjes për vitin 2018 do të publikohet « së shpejti » pa dhënë ndonjë afat të qartë se kur.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...