Përfaqësuesit e VLEN-it pritën delegatët e American Council of Young Political Leaders (ACYPL)

nga Xh M

Tetovë, 28 gusht – Sot në Tetovë, patëm kënaqësinë të mirëpresim delegatët e American Council of Young Political Leaders (ACYPL): Thomas Beadle, Lauren Campbell, Jeremy Gray, Laurie Pohutsky, Stephanie Reyes, Megan Ronk, dhe Pete Seat.

Delegatët u pritën nga përfaqësuesit e VLEN, të cilët janë alumni të ACYPL programit nga ambasada e SHBA-së në Shkup. Takimi u zhvillua në një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore, duke u shoqëruar me nderimet e merituara për miqtë tanë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjatë takimit, diskutuam një sërë temash politike dhe ndamë ide për të ardhmen. Shkëmbimi i mendimeve ishte i hapur dhe konstruktiv, ku u theksua rëndësia e bashkëpunimit të ndërsjellë.

Së bashku u dakorduam dhe pohuam se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë dhe do të mbeten aleati ynë kryesor strategjik.

Vizita e delegatëve nga ACYPL ishte një mundësi e shkëlqyer për të forcuar marrëdhëniet tona dhe për të eksploruar mundësi të reja bashkëpunimi në të ardhmen.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More