Përfaqësuesja e Maqedonisë me trajner të ri

nga D. V.

Bordi Drejtues i Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM) ka marrë sot vendim për emërimin e Gocë Sedlloskit si përzgjedhës i ri i reprezentacionit A të Maqedonisë së Veriut.

Vendimi është marrë me propozim të Komisionit për përzgjedhjen e selektorit, të kryesuar nga presidenti i FFM-së, Masar Omeragiq, së bashku me Goran Pandev, Nikollçe Noveski, Agim Ibraimi dhe Marjan Stojkovski.

Sedlloski është një nga figurat më të njohura të futbollit maqedonas. Si futbollist, ai ka regjistruar 100 paraqitje dhe 8 gola për kombëtaren, duke qenë lojtari i parë maqedonas me 100 ndeshje zyrtare.

Në karrierën e tij si trajner, Sedlloski ka drejtuar disa klube, përfshirë Vardarin, Shkupin, Rabotniçkin, si dhe skuadra jashtë vendit. Ai ka fituar tre tituj kampioni dhe një Kupë.

Nga FFM shprehen se besojnë se përvoja dhe autoriteti i Sedlloskit do të sjellin stabilitet dhe progres për kombëtaren në periudhën e ardhshme.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More