Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Përfaqësuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën: Jam lodhur dhe sëmurë duke folur për vizat

Përfaqësuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon, ka deklaruar se nëse liberalizohen vizat për Kosovën, atëherë njerëzit do të pranojnë më lehtë kompromiset që mund të dalin nga marrëveshja finale mes Kosovës dhe Serbisë.

Sa i përket liberalizimit të vizave, von Cramon tha se nuk e di pse Franca po e mban të bllokuar këtë proces.

Sipas saj, Kosova ka përmbushur kriteret e kërkuara.

“Jam lodhur dhe sëmurë duke folur për këtë. Secilën herë po e përsëris vetën. Unë e ndaj frustrimin me ju, nuk kam ide pse Franca po e bën këtë dhe po e mban ende të bllokur liberalizimin e vizave në Këshill. Kështu që unë vetëm mund të apeloj tek kolegët e mi francezë, te presidenti francez se kërkesat teknike janë përmbushur nga ana e Kosovës dhe tani ju takon vendeve anëtare të Këshillit, shumicës të vendeve anëtare që të japin dritën e gjelbër. Por, në anën tjetër patjetër që ka çështje të politikës së brendshme që luajnë rol të rëndësishëm te Franca, si krimi i organizuar dhe korrupsioni. Sa më shumë që Kosova lufton ndaj këtyre çështjeve të brendshme, është aq më mirë dhe më shpresëdhënëse për t’i bërë presion Francës”, përfundoi ajo.

Postime të ngjashme

Krasniqi takon shefin e EULEX-it: Kosova ka ndërtuar një sistem të qëndrueshëm të drejtësisë

D V

I jepet lamtumira e fundit edhe Leonora Gjotaj Komlmekshaj që humbi jetë në aksidentin tragjik në Kroaci

D V

Nënë e bijë nga Gjakova varrosën pasi vdiqën në aksidentin tragjik në Kroaci

D V

Kosova regjistron 58 raste të reja me koronavirus

D V

10 karafila të bardhë për 10 jetët e humbura në aksidentin tragjik në Kroaci

D V

Rishikimi i Buxhetit për vitin 2021 – opozita thotë se nuk është bërë mbi nevojat e qytetarëve, ndryshe mendon Qeveria

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...