Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar shpalli vendimin për Alqi Ballakon, i akuzuar për korrupsion pasiv për çështjen e inceneratorit të Tiranës.
Trupa gjykuese e kryesuar nga Rudina Palloj vendosi fajtor për korrupsion pasiv për përfitim të 119 mijë eurosh, dhe përfitim për 7 milion lëkë, denohet me 4 vite burg në gjykim te shkurtuar 2 vite e 8 muaj burg.
Sipas GJKKO, Bllakos i hiqet e drejta për funksionet publike për 5 vite.
Kujtojmë që Prokuroria e Posaçme kërkoi 5 vite burg për ish-sekretarin e përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit, Alqi Bllako, i dyshuar si i përfshirë në aferën e inceneratorit të Tiranës.
Çështja ndaj tij u kthye për rigjykim në korrik, dhe SPAK kërkon që Bllako të dënohet për korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë, në dy episode.
Sipas hetimeve të SPAK, Bllako ka përfituar në mënyrë të tërthortë rreth 119 mijë euro nga biznesmenët Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, pronarët e vërtetë të inceneratorit.
Bllako është dënuar më parë me vendim të formës së prerë edhe për inceneratorin e Elbasanit me 2 vite e 8 muaj burg, ndërsa dosja për inceneratorin e Fierit është rikthyer për rigjykim nga Apeli i GJKKO-së./vizionplus.tv
