Shqipëri

Përfshihet nga flakët apartamenti në Durrës, ky ishte shkaku i zjarrit

Zhurnal Ads

Një apartament në katin e katërt të një pallati pranë stacionit të Trenit në Durrës është përfshirë nga flakët paraditen e sotme.

Dyshohet se në kuzhinën e këtij apartamenti ka rënë zjarr. Policia dhe zjarrfikëset kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur izolimin e flakëve.

Si pasojë e tyre ka pasur dëme materiale në kuzhinë, ndërsa dhomat e tjera nuk janë prekur. Paraprakisht dyshohet se shkak i flakëve është bërë një shkëndijë elektrike.

Njoftimi i policisë:

Më datë 27.09.2020, rreth orës 09:35, në lagjen nr.17, Durrës, ka rënë zjarr në banesën e shtetases Dh.H., dhe ka vetëm dëme materiale.

Shërbimet e zjarrfikës ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e zjarrit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Postime të ngjashme

Rama: Vazhdon puna me ritme të larta për ndërtimin e rrugës së Arbërit

admin

Rama: Kodi votohet pa ndryshime/ Presidenti shpjegon pyetjet që i bëri komisionit të Venecias

admin

Bashkia Tiranë: “Rruga e Durrësit”, trotuare të rinj dhe koncept i ri lëvizjeje për makinat dhe biçikletat

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...