Përfshihet nga zjarri një depo e një kompania në Gjilan, pësojnë dëme edhe dy lokale tjera

nga D V

Një incident zjarri ka ndodhur ditën e marte në Gjilan, ku një depo e një kompanie është përfshirë nga zjarri dhe po ashtu zjarri ka depërtuar edhe në dy lokale tjera.

Rasti ka ndodhur rreth orës 08:15.

“Është përfshirë nga zjarri depoja e një kompanie private dhe pas pak zjarri ishte zgjeruar dhe kishte përfshirë edhe dy lokale tjera. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, ndërsa ekipi zjarrfikës ka shuar zjarrin”, thuhet në njoftimin e policisë.

Tutje, në njoftim thuhet se përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe rasti vazhdon të jetë nën hetime

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More