Përfshihet nga zjarri një hotel në Brezovicë

nga Xh M

Hoteli “Pinea” që gjendet në Brezovicë është përfshirë nga zjarri. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

“Sot rreth orës 10:15 kemi pranuar një informatë për një zjarr ku është përfshirë një restorant/hotel në Brezovicë. Ekipet e zjarrfikësve dhe policia kanë arritur menjëherë në vendin e ngjarjes. Zjarrfikësit po punojnë për të lokalizuar dhe shuar zjarrin, ndërsa policia po bënë sigurimin e zonës përreth. Aktualisht, nuk ka raportime për të lënduar, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme”, tha ai.

Veseli shtoi tutje se në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe hetuesit për të përcaktuar shkaqet e zjarrit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More