Përfshihet nga zjarri një mobilieri në Ferizaj, rasti po hetohet

nga D V

Përfshihet nga zjarri një mobilieri të martën rreth orës 22:00 në Ferizaj.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë zjarrfikësit për të shuar zjarrin.

Tutje në raport bëhet e ditur se lidhur me rastin është kontaktuar prokurori kujdestar dhe me urdhër të tij hapet rasti shënim zyrtar deri në sigurim të dëshmive tjera lidhur me rastin.

“Ferizaj,12.11.2024-22:00. Në lokacionin e lartcekur një mobilieri është përfshirë nga zjarri, ku në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore si dhe ekipet e zjarrfikësve. Lidhur me rastin është kontaktuar prokurori kujdestar dhe me urdhër të tij hapet rasti shënim zyrtar deri në sigurim të dëshmive tjera lidhur me rastin”, thuhet në raport.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More