Në rrethana të panjohura është përfshirë nga zjarri një veturë e cila ka qenë e parkuar në parking të prokurorisë shtetërore në veri të Mitrovicës.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të martën rreth orës 16:18 në rrugën “Çlirimi”.
Tutje në raport thuhet se në vend ngjarjë kanë dalë njësitet përkatëse policore dhe zjarrëfikësit të cilët e kanë lokalizuar zjarrin.
Ndërkaq, përpos dëmeve materiale të lënduar nuk ka. Rasti duke u hetuar.