Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni Temë TOP LAJM

Përfshirja e grave në vendimmarrjen politike në mëshirën e burrave

Shkup, 8 prill – Zhurnal – Barazia gjinore në procesin e vendimmarjes, më saktë përfshirja e grave në vendimmarrjen politike mbetet një sfidë që duhet ta tejkalojnë partitë politike, sidomos për ato shqiptare të cilat nuk mund të lëvdërohen për përfshirjen e grave në ekzekutiv, pasi nga katër ministre sa aktualisht numëron kabineti qeveritar, asnjëra nuk është shqiptare, shkruan Zhurnal.

Mentaliteti patriarkal, i pranishëm në kulturën e vendit, është një nga arsyet kryesore që e ndalon integrimin e gruas në pozicionet vendimmarrëse, thonë njohësit e kësaj problematike.

Sociologu Fahmi Osmani, në prononcimin e tij për Zhurnal.mk, thotë se kjo ndodhe per dy arsye.
“Njëra është dominimi i mendësisë patriarkale dhe si pasojë e kësaj mendësie nuk kemi përfshirjen e gjinisë femërore në proceset shoqërore politike dhe dy, Politika në vend se të jetë arenë e njerëzve që e kanë të zhvilluar mendimin politik dhe kane afinitete politike, është shndërruar në arenë te njerëzve te fuqishëm te cilët kanë akumuluar mjafte fuqi sa per te mos lënë kyçjen e njerëzve të aftë për politikë, e në veçanti të grave,të cilat zënë vend aq sa parashihet me ligj”, thotë Osmani, i cili beson se për përfshirje më të madhe të gruas në politikë, ato ato duhet të jenë me të zëshme, por nevojitet edhe një angazhim dhe kontribut i të gjitha institucioneve sociale.

Protagoniste e trajtimit të kësaj çështjeje është edhe Nafie Selmani, kandidate për kryetare të Qytetit të Shkupit në zgjedhjet lokale të vitit 2017-të, ku në raudin e parë u rradhit e treta me rreth 13 mijë vota.

Fatkeqësisht thotë ajo, gratë duhet të “gëzohen” se ka një obligim ligjor për përfshirjen e grave në listat zgjedhore, prej ku mund te dalë një numër i vogël i deputeteve gra, por akoma s’kemi një ligj që obligon partitë të kandidojnë gra në listat zgjedhore komunale, dhe si rezultat i kësaj nga mbi 80 komuna, sot kemi vetëm 4-5 gra kryetare komunash.

“Shpjegimi më logjik është se partitë politike, jo se janë të interesuara të përfshijnë gruan në radhët e partisë, por se kanë një detyrim ligjor të fusin emra grash në listat zgjedhore parlamentare, gjë që në masë të madhe kujtoj se ka dekurujuar gratë të bëhen pjesë e partive. Është edhe një shqetësim tjetër në relacionin grua-parti politike, se është krijuar një bindje e përgjithshme se gruaja në partitë politike në përgjithësi, e veçanërisht në ato shqiptare, zhvatet, përdoret e keqpërdoret, anashkalohet e diskriminohet, si dhe duhet të jetë e “dëgjushme” ndaj kreut të partisë që mos ua prish hesapet, dhe kështu shumë gra të afta e me potencial dhe performancë politike i kami jashtë partive tona politike”, shprehet Nafie Selmani për Zhurnal.

Sipas saj, bara dhe obligimi për ta rregulluar çështjen e përfshirjes së grave në parti politike, bie mbi partinë që është në pushtet për dy dekada, por siç shprehet nuk i liron nga detyrimi partitë tjera, sepse është dëshmuar se vendet të cilat udhëhiqen nga gratë, kanë shënuar më së shumti rezultatet në të gjitha fushat, ku përmend kancelaren gjermane Angela Merkel, dhe së fundmiedhe presidenten e Kosovës,Vjosa Osmani.

Maqedonia e Veriut në historikun e saj 30 vjeçar nuk mund të lëvdërohet për pjesëmarrje reprezentative të gruas në vendimmarje, pasi në tre postet kryesore, kryeministër, kryetar Kunvendi dhe president, asnjëherë nuk ka pasur një grua.

Në kabinetin qeveritar, ministre e Mbrojtjes është Radmilla Shekerinska, ministre e Arsimit, Milla Carovska, ministre për Punë dhe Politikë Sociale, Jagoda Shahpanska dhe ministre e Kulturës, Irena Stefkova, dhe asnjë të të nominuar nga dy partitë shqiptare në pushtet, BDI dhe Besa./Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Shkupjani privohet nga liria për kontrabandim të emigrantëve

R Zh

Regjistrimi në Diasporë dukshëm më i ulët se sa ai para vendimit për shtyrje, kush i dëshpëroi!

R Zh

Mungesa e vaksinave ndërpret edhe fushatën e ndërgjegjësimit për vaksinim

R Zh

Tridhjetë ditë paraburgim për gjashtë të arrestuarit për tregti të paligjshme me 200 kilogram marijuhanë

R Zh

Sot 46 viktima dhe 687 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

R Zh

Qeveria demanton Milloshoskin: Zaevi dhe Spasovski nuk u kanë dhënë pasaporta pjesëtarëve të ISIS-it

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...