Maqedoni

Përfundoi debati i amendamenteve për ribalancin e buxhetit

Zhurnal Ads

Shkup, 23 tetor, zhurnal.mk – Debati i amendamenteve për ribalancin e Buxhetit përfundoi mbrëmë vonë, kumtoi sot zëvendësministri i Financave Dimitar Kovaçevski, duke porositur se likuiditeti i Buxhetit është i mirë dhe do të paguhen të gjitha obligimet ndaj shfrytëzuesve buxhetor.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas dorëzimit të luleve para përmendores së Goce Dellçevit në Parkun e qytetit, Kovaçevski theksoi se masat të cilat zbatohen në ribalancin e Buxhetit janë në drejtim të mbajtjes së standardit të qytetarëve dhe ekonomisë.

“Mbrëmë deri vonë Komisioni për financim dhe buxhet dhe Komisioni juridik-ligjdhënës e përfunduan debatin e amendamenteve në lidhje me ribalancin e buxhetit. Masat të cilat Qeveria i propozoi, ndërsa të cilat janë zbatuar në ribalancin e dytë të Buxhetit në vitin 2020, janë në drejtim të mbajtjes së standardit të popullatës në dritë nga kriza ekonomike që e kemi në Evropë dhe në të gjithë botën, ndërsa duke e përfshirë edhe në shtetin tonë”, deklaroi Kovaçevski.

Në lidhje me projeksionet e Bankës Botërore për ekonominë e Maqedonisë, Kovaçevski tha se me to vetëm konfirmohen parashikimet e Qeverisë dhe organizatave tjera financiare ndërkombëtare për shkallët negative të rritjes së shkaktuar nga kriza.

“Në dritë të atyre projeksioneve janë krijuar masat, qytetarët dhe kompanitë nuk duhet të brengosen”, porositi Kovaçevski.

Konsideron se masat që i sjell Qeveria si mbështetje për qytetarët dhe ekonominë nuk janë vonuar, por, siç tha, mbeten të hapur për biseda me të gjitha palët e interesuara. Paralajmëroi se edhe në të ardhmen të gjitha masat do të krijohen nëpërmjet dialogut.

“Në Qeveri çdo ditë jemi në dispozicion edhe gjatë tre muajve të cilat janë para nesh deri në fund të vitit, por edhe në vitin 2021 i cili gjithashtu do të jetë vit që do të fillojë i goditur me virusin. Gjatë gjithë kohës do të punojmë me to dhe do t’i adaptojmë masat ashtu siç mund të ndihmojnë më mirë në çdo industri veçmas”, tha Kovaçevski.

Postime të ngjashme

Ruskovska: Në rastin e Dimova, ekziston dyshimi se është shkelur Ligji për Prokurimin Publik

T E

Anulohet inspektimi i përbashkët i Qytetit të Shkupit me komunat e qytetit

XH,I

Fillimi i fushatës së re të BE-së që thekson mundësitë e të rinjve në të gjithë Ballkanin Perëndimor

XH,I
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...