Shkup, 2 mars – Kuvendi e përfundoi debatin e përgjithshëm për propozim-ligjin për plotësimin e Ligjit për financimin e njësive të vetëqeverisjes lokale, me procedurë të shkurtuar. Votimi për ligjin do të bëhet në njërën nga seancat e ardhshme.
Sipas propozuesit, ndryshimi i ligjit është pjesë e pakos së masave antikrizë, gjegjësisht qëllimi është të sigurojë të ardhura të qëndrueshme dhe të lehtësohet puna e komunave në kohën e Kovid-19 për vitin 2021.
Me të është parashikuar që të ardhurat e tatimit të vlerës së shtuar, të cilat u shpërndahen komunave për vitin 2021, në vend që të sigurohen në shumën prej 4.5 përqindëve të mesatares së TVSH-së paguar vitin e kaluar, mesatarja të llogaritet nga tre vitet e fundit.
Për opozitën, rritja e fondeve për komunat, është për shkak të zgjedhjeve lokale që do të mbahen këtë vjeshtë, ndërsa për shumicën qeverisëse, ndihma është e nevojshme për shkak të dëmit material të pësuar nga komunat nga pandemia.
Deputetja e VMRO-DPMNE-së, Daniella Hristova theksoi se ndryshimet e bëra në ligj janë vetëm për vitin 2021, por çfarë pas kësaj, pyeti Hristova.
Ndërsa, deputetja e po të njëjtës parti Beti Stamenkovska Trajkovska tha se ky propozim-ligj është që të manipulohet opinioni që pushteti nuk mund të sigurojë vaksina dhe pyeti nëse paradhënie e kthyer nga vaksinat kineze do të ridrejtohet drejt komunave.
Ajo u përqendrua në punën e kryetarit të komunës së Kisella Vodës.
Në replikën ndaj deputetes Stankovska Trajkovska, deputeti Panço Minov vërejti se në këshillin komunal të Kisella Vodës ka përfaqësues të VMRO-DPMNE-së dhe se mospranimi i këtij ligji, ajo i sjell punonjësit në pushtetin lokal në një gjendje të palakmueshme.
Zhaklina Llazarevska nga LSDM-ja në replikën për kolegun e saj nga VMRO-DPMNE-ka tha se pushtetet lokale kanë nevojë për ndihmë.