Maqedoni

Përfundoi trajnimi për planifikim strategjik në AZGJ

Zhurnal Ads

Shkup, 2 nëntor – Si rezultat i bashkëpunimit të shkëlqyeshëm mes AZGJ-së dhe Misionit të OSBE-së në Shkup, në selinë e AZGJ-së përfundoi trajnimi triditor online për planifikim strategjik.

Trajnimi i realizuar ka për qëllim forcimin e burimeve njerëzore në AZGJ, zhvillimin e kapacitetit profesional dhe rritjen e efikasitetit në arritjen e qëllimeve dhe planeve të përcaktuara të punës, duke krijuar plan strategjik cilësor dhe gjithëpërfshirës të punës.

Në aspektin përmbajtësor, trajnimi përfshiu prezantime nga ekspertë të fushës së planifikimit strategjik, të shoqëruar me ushtrime praktike për pjesëmarrësit në trajnim. Gjatë trajnimit u shpjeguan konceptet kryesore të planifikimit strategjik; analiza organizative dhe metodologjia e planifikimit strategjik; zhvillimi institucional dhe ndryshimi organizativ; vizioni/misioni i organizatës; analiza e mjedisit; krijimi i instituciogramit; analiza SWOT; përcaktimi i qëllimeve strategjike; përmbajtja dhe formati i planit strategjik si dhe elemente në pjesën e planifikimit financiar dhe operacional.

Mbështetjen që e mundësoi Misioni i OSBE-së në Shkup për realizimin e trajnimit, ka rëndësi të madhe për AZGJ-në dhe në praktikë vërteton marrëdhëniet e shkëlqyera dhe bashkëpunimin e mirë ndërmjet të dy palëve, të cilat shpresojmë të vazhdojnë edhe në të ardhmen.

Postime të ngjashme

Spotet e VMRO-DPMNE-së me personazhin e Ruskoskës kanë shkaktuar dhimbje shpirtërore te Prokurorja

XH,I

AZGJ dhe Ministria e Punës dhe e Politikës Sociale vazhdojnë bashkëpunimin e tyre

XH,I

Sela takon ambasadorin francez, Thimonie

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...