Bota

Përfundojnë punimet e kërkim-shpëtimit në Izmir pas tërmetit 6,6 ballë

Kryetari i Agjencisë së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), Mehmet Güllüoğlu njoftoi se kanë përfunduar punimet e ekipeve të kërkim-shpëtimit në qytetin Izmir të Turqisë të goditur nga tërmeti 6,6 ballë.

“Ekipet e kërkim-shpëtimit kanë përfunduar punimet. Falënderojmë secilin punonjës, vullnetar që ka kontribuar. Mirënjohjet tona më të përzemërta. Ndërsa vazhdojmë të punojmë intensivisht në lidhje me çështjet tjera”, shkroi Güllüoğlu nga Twitter.

AFAD njoftoi se deri më tani kanë humbur jetën 114 persona, janë lënduar 1.035 prej të cilëve 137 persona vazhdojnë të trajtohen në spitale, ndërsa 898 të tjerë janë lëshuar nga spitalet.

Postime të ngjashme

Burri godet adoleshenten në urban pasi nuk kishte vendosur maskën

admin

Përplasjet me Kinën, India teston raketat anti-anije të rangut të largët

T E

Sadir Zhaparov zgjidhet kryeministër i Kirgistanit

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...