Shkup, 28 dhjetor – Zhurnal.mk – Ka përfunduar asfaltimi i tërësishëm i rrugëve Mendeleeva dhe Bajram Shabani në GaziBabë të Çairit, informon Zhurnal.
Kryetari i komunës së Çairit Visar Ganiu, sot ishte në teren për të mbikqyrur punimet e asfaltimit të këtyre rrugëve.
Siç njofton kryetari Ganiu, ekipet e punës sot kanë shtruar shtresën e dytë të asfaltit. Në këto rrugë, gjithashtu është bërë edhe rikonstruimi i ujësjellësit.
Sipërfaqja e asfaltimit në rrugën Mendeleeva përfshinë 377 m ndërsa vlera e realizimit ka kushtuar 3.136.020 denarë.
Sipërfaqja e asfaltimit të rrugës Bajram Shabani përfshinë 73 m, ndërsa vlera e realizimit ka kushtuar 590.331 denarë.//Zhurnal.mk