Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Përfundon e qetë protesta e VMRO-së

Zhurnal Ads

Shkup, 26 nentor – Qindra qytetarë iu përgjigjën thirrjes së VMRO-DPMNE-së për të protestuar nën moton “ Protestë tani, që të mos jetë shumë vonë”.

Dhjetëra vetura në orën 18 u nisën nga salla sportive “ Boris Trajkovski” dhe iu drejtuan Qeverisë.

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristjan Mickoski, tha se tani është momenti kur duhet të reagohet, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Zoran Zaev, pasi sipas tij, ky i fundit po bën pazare me gjuhën, historinë dhe identitetin maqedonas.

Këtë protestë Mickoski e thirri një ditë më parë si shenjë revolte ndaj qasjes së kryeministrit Zoran Zaev rreth kontesteve me Bullgarinë fqinjë, në një intervistë të dhënë së fundmi në një nga mediat bullgare.

Mickoski u bëri thirrje të gjithë qytetareve për të mbështetur këtë protestë, siç e quajti ai, mbipartiake dhe gjithë popullore.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Hapja e kufijve pa test PCR, Qytetarët: Vendim i mirë, nuk mund të ndahemi

T E

Dega BDI në Manastir del hapur kundër propozimit të Grubit për drejtor në Muzeun e Alfabetit të gjuhës shqipe

R ZH

Editorial: Qeveria të ndërtojë rrugët për Kosovë e Shqipëri, qytetarëve u ka ardhur në maje të hundës!

Z H

Manushev: Bullgaria nuk do të mbështet hapjen e negociatave të Maqedonisë së Veriut me BE-në

E.E.

Brazhe: Maqedonia nga një konsumator i sigurisë u bë kontribuues i sigurisë

R ZH

Rashkovski nuk largohet nga Qeveria, emërohet sekretar për monitorim

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...