Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Përfundon seanca e parë e Tribunalit Special, Mustafa nuk pranoi të deklarohej rreth fajësisë

Ka përfunduar seanca e parë gjyqësore në Tribunalin Special ndaj ish’eprorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Salih Mustafës.

Gjyqtari i kësaj seance ka marrë informacionet e nevojshme fillestare lidhur me gjykimin.

Salih Mustafa fillimisht është prezantuar si zyrtar i Ministrisë së Mbrojtjes, ndërsa nuk ka dashur të deklarohet për pafajsinë, ose për t’i pranuar akuzat.

Paraprakisht, një sekretare e Speciales ia lexoi Mustafës të gjitha akuzat në të cilat përfshihet, duke përmendur, mes tjerash, tortura e trajtim çnjerëzor të të ndaluarve në një kamp në fshatin Zllashë më 1999.

Salih Mustafa gjatë seancës ka konfirmuar se avokati që e përfaqësoi sot në seancën gjyqësore do të jetë avokat i tij gjatë tërë procesit.

Avokati i tij para gjyqtarit të Procedurës Paraprake ka thënë se Mustafa deri më tani nuk e ka parë aktakuzën e ngritur ndaj tij, duke thënë se është i informuar vetëm për versionin e redaktuar ku janë të fshehura disa informacione.

“Klienti im ka marrë vetëm versionin e redaktuar të aktakuzës, nuk e di pse janë redaktuar apo kush është përmendur në versionin e redaktuar. Kur të jetë i disponueshëm na duhet. Sigurisht të gjitha këto janë shumë të reja për klientin tim, do të i duhet një far kohe për t’u përshtatur”, ka thënë ai. /Express/

Postime të ngjashme

Haxhiu: Nesër finalizohet drafti i parë i koncept dokumentit për vetingun në sistemin e drejtësisë

Bekim Laçi

OAK: Të ketë menaxhim më të mirë të parasë dhe pronës publike

Bekim Laçi

Osmani kërkoi dorëheqjen e Dakës, ajo e refuzon

Bekim Laçi

Votimi i rezolutës së PDK-së u shty për seancë tjetër

Bekim Laçi

Nje ditë para takimit, vijnë deklarata kundërthënëse nga Prishtina dhe Beogradi

Bekim Laçi

Ky është Agimi që u fotografua gjatë luftës në Kosovë teksa kalonte përmes gardhit me gjemba

Bekim Laçi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...