Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Përfundon seanca në Kushtetuese, ditëve në vijim vendoset për fatin e Qeverisë Hoti

Zhurnal Ads

Gjykata Kushtetuese e Kosovës, ka përfunduar seancën dëgjimore për rastin e votës së deputetit Etem Arifi për Qeverinë Hoti.

Në këtë seancë e cila u mbajt online dhe zgjati për më shumë se 3 orë, u dëgjuan argumentet e palëve si dhe u parashtruan pyetje nga gjyqtarët e gjykatës.

Kryetarja e gjykatës, Arta Rama-Hajrizi njoftoi se kur gjykata të marrë vendim, palët do të njoftohen.

“Këto argumente ose argumentet plotësuese që dëgjuam sot, mund të përmbledhjen dhe të dorëzohen me shkrim deri më datën 7 dhjetor në Kushtetuese. Përmes kësaj seance, gjykata ka precizuar qëndrimet e të gjithëve. Porsa gjykata të marrë vendim, do të njoftohen palët. Kur të bëhet vendimi i shkruar u dërgohet të gjithëve. Palët do të njoftohen me kohë”, u shpreh Rama Hajrizi.

Ajo shtoi se në ditët në vijim Gjykata do të mblidhet për seancën për këshillim dhe votim ku do të vendos për çështjen.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Konjufca: Oferta e Haradinajt për president neveritëse

S.B.

Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për dhunë në familje

admin

Tetë të vdekur dhe 109 raste me coronavirus për 24 orë

S.B.

​Muhaxheri: LDK ka shumë gjeneralë, njëri duhet t’i prijë në zgjedhje si kandidat për kryeministër

S.B.

Kurti e Osmani së bashku flasin për situatën politike me raportuesen Viola von Cramon dhe deputetin gjerman Sarrazin

S.B.

BE i përgjigjet Veliut: Nuk kemi informacione që Serbia po organizon transport të migrantëve për në Kosovë

S.B.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...