Ka përfunduar seanca e Kuvendit të Kosovës, në mungesë të kuorumit, ku u diskutua për shkarkimin e anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës.
Pas përfundimit të debatit, kërkesa e PDK-së për shkarkimin e bordit të RTK-së nuk u hodh në votim për shkak të mungesës së deputetëve.
Kuvendi do të mblidhet edhe javën e ardhshme, ku do të diskutohet Projektligji për buxhetin 2025.