Përfundon sezoni i ngrohjes, fillon periudha kalimtare deri më 30 prill

nga D. V.

Shkup, 15 prill – Sezoni i ngrohjes përfundon sot, por nga Komisioni rregullator për energjetikë thonë se temperaturat ndiqen në baza ditore dhe nëse është e nevojshme do të aktivizohet sistemi i ngrohjes.

Nga Komisioni rregullator për energjetikë, shërbime ujore dhe menaxhim të mbeturinave komunale (KRRE) informojnë se konform me Rregullat për furnizim me ngrohje dhe Sistemin tarifor të ngrohjes, sezoni i ngrohjes përfundon sot (15.04.2025) dhe fillon e ashtuquajtura periudhë kalimtare që zgjat deri më 30 prill.

“Nga nesër deri në fund të muajit prill, nëse temperatura mesatare e parashikuar e jashtme për ditën e nesërme është e barabartë ose më e vogël se 12 gradë Celsius, furnizuesi është i detyruar në hapësirat e ngrohjes nga ora 06:00 deri në orën 22:00 gjatë ditës të sigurojë temperaturë të ngrohjes prej 20+1 gradë Celsius”, thonë nga Komisioni rregullator energjetik.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More