Agjencia Zhurnal.mk
Sport

Përfundon sezoni për Joel Matip

Liverpooli ka konfirmuar se Joel Matip do të mungojë në pjesën e mbetur të sezonit, si pasojë e një lëndimi në ligamentin e nyjës së këmbës.

Kamerunasi u lëndua në takimin e të enjtes ndaj Tottenham Hotspur dhe Jurgen Klopp ka njoftuar se 29-vjeçari nuk do të jetë në gjendje të luajë më këtë sezon.

“Fatkeqësisht, kemi marrë vesh tash se Joel do të mungojë deri në fund të sezonit. Por, ai do të jetë i gatshëm për fillimin e ndeshjeve parasezonale të ardhshme kur edhe do të zgjidhet gjithçka”, ka thënë trajneri lidhur me këtë çështje.

Ky lajm e bën të qartë arsye pse Liverpooli intervenoi në ditën e fundit të afatit kalimtar dimëror duke transferuar dy qendërmbrojtës.

Redsave iu bashkua Ben Davies (nga Prestoni) dhe u huazua turku Ozan Kabak (nga Schalke).

Postime të ngjashme

Tammy Abraham drejt largimit, garë e madhe për sulmuesin anglez

D V

Vedat Muriqi shuan spekulimet rreth të ardhmes së tij: Do të qëndroj te Lazio

D V

Chelsea i pakënaqur me çmimin e kërkuar nga Sevilla për Kounden

D V

Toni Kuka na thotë mirëmëngjesi nga Tokio, tregon se po i sjellin dy medaljet e arta në atdhe

D V

Real Madridi konfirmon edhe një rast me Covid-19

D V

Buffon tregon historinë se si vendosi të ishte portier

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...