Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Përfundon takimi Kurti-Macron, zv.kryeministrja Emilija Rexhepi tregon çka u bisedua

Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Emilija Rexhepi ka dhënë detaje nga takimi që u zhvillua sonte mes presidentit francez, Emmanuel Macron dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në Pallatin Elysse në Paris.

Në takimin, i cili zgjati më shumë se një orë, Rexhepi tha se është diskutuar për tema me shumë rëndësi, siç është dialogu mes Kosovës e Serbisë, liberalizimi i vizave, nevojën për furnizim me vaksina, arsimin dhe rrugën e Kosovës drejt BE-së.

“Kemi pasur një takim shumë miqësor, më shumë se një orë me presidentin Macron, një takim shumë të sinqertë. Kemi diskutuar për mundësinë që Kosova të furnizohet me vaksina anti-COVID, për më shumë investime nga Franca në Kosovë, për arsimin, liberalizimin e vizave si prioritet i Qeverisë Kurti, dialogun me Serbinë dhe rrugën më të lehtë për në Bashkimin Evropian”, ka bërë të ditur Rexhepi për Telegrafin.

Ajo po ashtu theksoi se gjatë takimit kryeministri Kurti ka ftuar presidentin Macron për vizitë në Kosovë.

E pyetur nëse ka parë shenja pozitive nga presidenti Macron, se do të përkrah Kosovën në kërkesat e saj gjatë procesit të dialogut me Serbinë, Rexhepi tha se Kosova do të ketë lidhje të ngushtë dhe përkrahje të plotë nga Franca.

“Për mua Franca është një shtet shumë i rëndësishëm në Evropë dhe Presidenti  MAcron njëri nga liderët më të fuqishëm. Patjetër se duhet që Kosova të ketë lidhje të ngushtë dhe përkrahje të plotë nga Franca”, u shpreh Rexhepi.

Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron, para takimit në Pallatin Elysee në Paris kanë mbajtur një konferencë shtypi.

Macron ka thënë se shteti i tij do të vazhdojë përkrahjen për Kosovën, ndërkaq theksoi se fton Kosovën e Serbinë për gjetjen e një kompromisi dhe arritjen e marrëveshjes.

Në takimin e kryeministrit Kurti  me presidentin Macron, ishte i pranishëm edhe zëvendëskryeminsitri Besnik Bislimi.

Postime të ngjashme

Krasniqi takon shefin e EULEX-it: Kosova ka ndërtuar një sistem të qëndrueshëm të drejtësisë

D V

I jepet lamtumira e fundit edhe Leonora Gjotaj Komlmekshaj që humbi jetë në aksidentin tragjik në Kroaci

D V

Nënë e bijë nga Gjakova varrosën pasi vdiqën në aksidentin tragjik në Kroaci

D V

Kosova regjistron 58 raste të reja me koronavirus

D V

10 karafila të bardhë për 10 jetët e humbura në aksidentin tragjik në Kroaci

D V

Rishikimi i Buxhetit për vitin 2021 – opozita thotë se nuk është bërë mbi nevojat e qytetarëve, ndryshe mendon Qeveria

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...