Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Përgatitet ligji, e diela të jetë ditë jopune

Shkup, 17 nëntor, zhurnal.mk – Ministria e Punës dhe Politikës Sociale i vazhdon konsultimet për iniciativën që dita e diel të shpallet ditë jopune, në kuadër të të cilave sot ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, ka pasur takim me përfaqësues të Odës së pavarur hotelierike.

“Në pajtim me iniciativën e pranuar të Qeverisë, që dita e diel të jetë ditë jopune dhe obligimit që si Ministri e Punës dhe Politikës Sociale të përgadisim zgjidhje ligjore, gjatë ditëve të kaluara kemi pasur takime intensive pune me përfaqësues të të gjitha palëve të prekura. Sindikatat, Odat ekonomike, Organizata e punëdhënësve, të cilët sëbashku me përfaqësues të Ministrisë së Ekonomisë, të Financave, Shoqërisë Informatike, biseduam dhe i hapëm të gjitha çështjet, me qëllim të gjetjes së zgjidhjes më të pranueshme dhe më të qëndrueshme”, ka shkruar Shahpaska në profilin e saj në Fejsbuk.

Në atë drejtim, shtoi Shahpaska, ishte edhe takimi i sotëm me përfaqësuesin e Odës së pavarur hotelierike, me qëllim që të dëgjohet edhe mendimi i punonjësve në hotelieri lidhur me këtë çështje.

“Iniciativa, dita e diel – ditë jopune, e cila duhet të shndërrohet në zgjidhje ligjore, është me qëllim që dita e diel të jetë ditë për familjen, në drejtim të kultivimit të vlerave tradicionale. Përjashtime gjithsesi se duhet të ketë, për veprimtari të cilat janë me rëndësi vitale dhe prej të cilave varet funksionimi i shoqërisë”, ka shkruar ministrja e Punës dhe Politikës Sociale në Fejsbuk.

Postime të ngjashme

Visar Ganiu: Urime Drita Islami – suksese edhe në gara të tjera të përmasave botërore

R Zh

Karakachanovi kritikon Borissovin për “kthesën” në qëndrimin e tij ndaj RMV-të

R Zh

Nikollovski: VMRO nuk do të lejojë zgjedhje lokale pa ‘fingerprint’

R Zh

Koalicioni ASH – Alternativa kërkojnë dorëheqjen e Mila Carovskës

R Zh

Janë regjistruar tetë raste të reja me Kovid-19, nuk ka të vdekur

R Zh

Bislimovski: KRRE duhet ta përcaktojë edhe çmimin e ujit

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...