Përgatitja e ushqimeve të vjeshtës, qytetarët ankohen për çmime të larta

nga Xh M

Qytetarët e Strugës vazhdojnë të ankohen për çmimet e larta të përgatitjeve të vjeshtës. Ata shprehen se çmimet janë të larta dhe se nuk ka as edhe një lloj kontrolli për çmimet, nuk e din edhe a do përgatisin këtë vit ajvar apo diçka tjetër për vjeshtë.

“Me vitet e tjera janë më shtrenjtë 25 përqind, kemi apel, duhet të ndërhyn se asgjë sbëhet me kontroll kush do sa do i vendon çmimet, dikund 45 dikund 95 në hall të madh sna mbetet njeri gjallë. Do i bëjmë vitin tjetër nëqoftëse arihet.”, u shpreh një qytetar.

“Do ti bëjmë kur do ngrehet pensioni, ndoshta do bëjmë kur do vinë pensionet.”, tha një qytetar.

Disa qytetar bëjnë krahasimet edhe me vendet e Europës.

“Në krahasim me jashtë janë shumë shtrenjtë për punën e këtushme duhet neve që jetojmë jashtë edhe për ne është shtrenjtë. Me te vërtet shtrenjtë.”, u shpreh një qytetar.

“Çmimet janë shumë shtrenjtë askund në botë nuk janë këto çmimet.”, një qytetar.

“Blejnë përafërsisht si vjet. Vërehet se duan ti marrin me lirë.”, u shpreh një shitës.

Edhe ky vit ngelet i njëjti për qytetarët ato shprehen se ndoshta do përgatisin pak ushqime por jo si vitet e kaluara.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More