Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Përgjimet/ Bardhi publikon videon: Rama vetëm justifikohet, qeveria më e korruptuar në historinë e Shqipërisë. Më 25 prill shqiptarët votojnë për ndryshimin

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka publikuar një video ku kujton përgjimet e publikuar vitet e fundit që kanë implikuar njerëzit e qeverisë Rama, nga Tahiri me Habilajt, tek dosja 184 dhe përgjimet e antimafias italiane së fundmi.

Bardhi thotë se Rama di vetëm të justifikohet dhe nuk di gjë kurrë.

Sipas tij kjo është qeveria më e korruptuar dhe më e keqe në historinë e Shqipërisë, dhe më 25 prill shqiptarët do ia tregojnë vendin. Për Bardhin askush s’e beson më Ramën dhe shqiptarët do votojnë për ndryshimin.

STATUSI NGA GAZMENT BARDHI

Sa herë njerëzit e tij kapen në përgjime në pazar me trafikantët e drogës, duke blerë vota me krimin e organizuar apo duke shitur tendera, koncesione dhe leje ndërtimi, Edi Rama vetëm justifikohet. Ai kurrë nuk di asgjë, gjithmonë sillet sikur i bien në qafë të tjerët.

Shqiptarëve u ka ardhur në majë të hundës dhe janë lodhur duke dëgjuar Ramën dhe justifikimet e tij. Ata e dinë se kjo është qeveria më e keqe dhe më e korruptuar në historinë e Shqipërisë.

Askush nuk e beson më Edi Ramën. Në 25 Prill shqiptarët do t’i tregojnë vendin kësaj qeverie dhe do të votojnë për ndryshimin!

Postime të ngjashme

Varianti Delta, rrezikshmëria, kulmi i virusit dhe masat; Flet zv.ministrja e Shëndetësisë Eugena Tomini

D V

Ministria e Arsimit publikon datat e sezonit të vjeshtës, ja kur mund të rijapin provimet nxënësit mbetës

D V

“Gati për Shqipërinë”, Rama: Eksplorojmë së bashku mundësitë e formave të bashkëpunimit me të interesuarit

D V

Raporti i DASH për klimën e biznesit, PD: Shqipëria ka qeverinë më të korruptuar në Europë, ditë e mirë që SPAK të hetojë…

D V

Tërmet i fortë në Shqipëri

D V

Ministria e Shëndetësisë: Asnjë humbje jete, rriten rastet e reja në 24 orët e fundit

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...